Boks Sport

“VITI I SKËNDERBEUT”/ Shihni çfarë organizojnë në Dibër vëllezërit Keta (VIDEO)

Në kuadër të “Vitit të Skënderbeut”, Mike Gjetan Keta do të ndeshet me 8 shtator në Dibër të Madhe, ndërsa si kundërshtar do të ketë boshnjakun, Sladjan Janjanin.

Në duelin e titulluar “Duel në themel”, vëllezërit Keta do të ndezin qytetin e Dibrës, ku vetë boksieri është shprehur se për post titullit të botës, obligim për fitore është edhe emri i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Dueli do të nisë në orën 19:00 dhe sipas informacioneve të fundit, boksieri do të pritet me një interes të jashtëzakonshëm.

Para ndeshjes së Gjetan Ketës me Sladjan Janjanin do të ndeshet edhe Ferit Keta me turkun Fatih Karakus. Ndërsa do të performojnë edhe disa artiste të njohura shqiptare. Në lidhje me duelin e shumëpritur, Ismail Keta, vëllai dhe njëkohësisht trajneri i Gjetanit, ka bërë një postim në faqen e tij në Facebook, të cilin mund ta shihni më poshtë.

 

Related posts

Një tjetër yll largohet nga Bundesliga, Dortmund nuk e mban dot..

Sadik.Autor

RIKTEHET TË FLASË PAS SHUMË VITESH PËR MILANIN/ Menez: Më kanë thënë që isha aq i fortë sa Kaka, ja kush ishte gabimi im!

Delo.autor

GOLAT/ Espanyoli mposht 3-2 Mallorcan, Vedat Muriqi shënon dopietë dhe futet në formacionin e javës! Kumbulla luan 45 minuta

F.autor

Leave a Comment