Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ “Demi” Lautaro rinovon kontratën me Inter deri në vitin 2026, anulohet klauzola. Ja detajet e akordit

Lautaro Martinez i bashkohet projektit të Interit dhe do të jetë flamuri i klubit zikaltër. Sulmuesi argjentinas nënshkroi deri në vitin 2026.

Pasdite “demi” nga Bahia Blanca shkoi në selinë e klubit kampion italian ku vendosi të hidhte të zezën mbi të bardhë.

Marrëveshja ishte gjetur pak javë më parë, siç kishte deklaruar Marotta, por vetëm tani kanë mbërritur firmat. Asnjë klauzolë nuk është përfshirë në kontratë!

Kështu Lautaro Martinez do të veshë fanellën e Interit për pesë vitet e ardhshme. Sulmuesi ka firmosur marrëveshjen e rinovimit, e cila parashikon anulimin e klauzolës së përfundimit prej 111 milionë eurosh dhe mbi të gjitha sulmuesit i rritet paga, e cila shkon nga 2.5 milionë neto në sezon në 6 milionë plus bonuse.

Me rinovimin e Lautaros, edhe Interi dërgon një sinjal të rëndësishëm dhe tashmë do të nisin negociatat për zgjatjen e kontratës së Barella-s.

Lautaro Martinez iu bashkua Interit tre vjet e gjysmë më parë. Argjentinasi kishte një fillim të butë, ai nuk kishte një vend të caktuar në skuadër me Spallettin, por me Conten bëri një hap të madh në cilësi dhe sezonin e kaluar shënoi 17 gola në ligë dhe formoi një tandem të shkëlqyer sulmues me Lukakun.

Lautaro Martinez gjithashtu e kishte nisur mirë këtë sezon, por ai ka mbetur i thatë në tre ndeshjet e fundit. Bilanci i tij me Interin është i shkëlqyer: 54 gola të shënuar në 144 ndeshje të luajtura (42 të shënuar në kampionat, 9 në kupat e Europës, 3 në Kupën e Italisë).

Lautaro Martinez me Interin fitoi Scudetton sezonin e kaluar dhe luajti në një finale të Europa League, në palmares e tij është edhe Copa America e fituar korrikun e kaluar me Argjentinën (me Seleçion shënoi 17 gola në 33 ndeshje).

Related posts

ANALIZA/ Ranierit i vjen keq për SPALLETTIN, kërkon durim për RONALDON dhe GATTUZON

Isa.Autor

Sterling na qënka romantik/ Fotografohet me gruan në Venezia mes trendafilave

Isa.Autor

AKUZON KLUBET E PREMIER LEAGUE/ Klopp: Nuk duan t’ia dijnë për shëndetin e lojtarëve

Delo.autor

Leave a Comment