Futboll Ligue 1 Sport

“DO TË VLERËSOJMË NËSE…”/ Messit i shkon gjithçka ters, Pochettino jep lajmin e keq për “Pleshtin”

Lionel Mesi ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës me PSG-në në kampionat edhe pse ka luajtur 7 ndeshje deri tani.

Sipas asaj që ka raportuar trajneri Mauricio Poçetino ditën e sotme, “pleshti” ka pësuar një dhimbje muskulore është stërvitur veçmas nga grupi duke vënë në dyshim sfidën e nesërme me Lilën në kampionat.

“Përshtatja e Mesit? E vërteta është se, në planin taktik të ekipit punojmë me një sistem bazë dhe ai sistem mund të ndryshojë. Kjo është pika fillestare kur flasim për sistemet, kjo është referenca që i jepet lojtari. Secili lojtar ka në parim disa kërkesa që ne i propozojmë në atë rol që merr. Leo është një lojtar i cili mund të depërtoje përpara ose duke luajtur si “10” ose duke u kthyer prapa për të ndihmuar në ndërtimin. Ai është një lojtar që mund të luajë në çdo pozicion.

Sa i përket gjendjes së tij, ai është stërvitur shumë mirë pas ndeshjes me Marsejën. Sot pati një dhimbje muskulore. Si masë paraprake ai ka qenë duke u stërvitur individualisht. Nesër do të vlerësojmë nëse mund të grumbullohet për sfidën e nesërme ndaj Lilës”, u shpreh Poçetino.

Related posts

Sonte një finale mes Lazios dhe Interit, bardhekaltërit duan të heqin “tradhëtarin”

Sadik.Autor

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Milan blindon yllin “kuqezi” dhe pranon largimin e një tjetri

Delo.autor

SKANDALI NË COPPA ITALIA/ Përplasja Ibrahimovic-Lukaku, ja çfarë rrezikojnë dy sulmuesit…

Delo.autor

Leave a Comment