Futboll Sport

ZYRTARE/ Rikthim në “shtëpi”, ish-trajneri i Kombëtares ulet në pankinën e skuadrës së…

Ish-zv.trajneri i Kombëtares shqiptare në kohën e Xhani De Biazit, Paolo Tramexani është rikthyer për të tretën herë në pankinën e skuadrës së Sionit.

Tekniku italian është zgjedhur sërish në krye të skuadrës zvicerane i cili ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor 2023, duke zëvendësuar kështu trajnerin Marko Uokër.

Këtë lajm e ka bërë zyrtare vetë klubi i Sionit me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke i uruar mirëseardhjen teknikut, i cili ishte dhe zv.trajner i Shqipërisë gjatë kohës së kualifikimit historik dhe gjatë EURO 2016 e cila u zhvillua në Francë.

Related posts

Barcelona 307 milionë euro në gjashtë muaj për pesë lojtarë, Neymar ‘ëngjëll dhe djall’ (FOTO)

Q.Autor

E PABESUESHME/ Klasifikimi në Serie A: Kjo është renditja e 10 skuadrave më të pasura

Isa.Autor

E BUJSHME NË ITALI/ Alegri konfirmon: Ja si e festuan lojtarët humbjen ndaj Atleticos

Delo.autor

Leave a Comment