Futboll Kosova Sport

BROJA NUK NDALET/ Gol përsëri me Chelesan U-18

Armando Broja nuk di të ndalet në këtë sezon të ri me skuadrën e Chelsea-t U-18.

Futbollisti i Shpresave shënoi dhe në ndeshjen e sotme ndaj Brigton U18. Sulmuesi shënojë në minutën e 48 të takimit, duke arritur në 6 gola personal deri tani.

Por vetëm pak minuta më vonë, rezultati është barazuar dhe ka qenë një tjetër shqiptar ai që ka shënuar. 17-vjeçari Florent Tolaj, i aktivizuar nga stoli në këtë takim ka arritur të gjejë golin e barazimit pas një krosimi në zonë, duke bërë që dy skuadrat të ndajnë nga një pikë.

Ndryshe nga Broja që aktivizohet me të rinjtë e Kombëtares, Tolaj është aktivizuar me të rinjtë e Zvicrës U17 dhe U18. Ai është transferuar në kampionatin anglez nga të rinjtë e Sionit verën e kaluar dhe synon që të kthehet në protagonist me të rinjtë e Brigtonit e për të kërkuar një hap më të madh. Këtë sezon, sulmuesi 17-vjeçar ka shënuar 4 gola në 4 ndeshje me skuadrën e të rinjve të Brigtonit.

Related posts

EFEKTI FINANCIAR/ Mesi, një minierë ari për PSG-në edhe pa luajtur

Delo.autor

RUMANI-GJERMANI/ Kampionët e Botës kërkojnë fitoren në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

VLLAZNIA-PARTIZANI/ “Shkodranët” me dy mungesa ndaj “Demave”, ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

Leave a Comment