Futboll La Liga Sport

AKORDI DREJT FINALIZIMIT/ Xavi i thotë “po”, Dani Alves rikthehet te Barcelona për… Botërorin 2022

Dani Alves do të rikthehet te Barcelona. Klubi katalanas është duke finalizuar detajet e rekrutimit të mbrojtësit brazilian. Sipas “Sport”, njoftimi i nënshkrimit është vetëm në pritje të një takimi të fundit me Alves, teksa të dyja palët tashmë e dinë se nuk do të ketë asnjë problem që ai të veshë sërish fanellën Blaugrana.

Dani Alves do të shkojë si lojtar i lirë te Barça, pas largimit nga Sao Paulo, klubi i fundit ku kishte luajtur. Pas këtij vendimi, mbrojtësi brazilian iu ofrua disa herë skuadrës katalanase, u pa me Joan Laporta në kuadratin e “Camp Nou” në ndeshjen kundër Dynamo Kievit.

Braziliani tha për “Sport”: “Unë thashë që, nëse Barça do të kishte nevojë për mua, do të vihesha në dispozicionin e saj, pavarësisht se ku isha. Afeksioni, dashuria dhe respekti që kam për këtë shtëpi është e pamasë”.

Në departamentin e sportit të Barcelonës kishin dyshime për inkorporimin e lojtarit për shkak të moshës së tij, por më në fund është marrë vendimi që t’i bashkohet ekipit të parë. Miratimi i fundit erdhi nga trajneri Xavi Hernandez. Braziliani nuk mund të luajë deri në janar, megjithatë në çdo rast, Xavi konsideron se është shumë e rëndësishme që ai të integrohet në dinamikën e dhomës së zhveshjes”.

38-vjeçari synon të luajë në Botërorin e Katarit, ndaj ka tërë angazhimin për të shkëlqyer sërish te Blaugrana-t, për të vendosur një rekord tjetër personal, veç titujve më të shumtë të fituar në historinë e futbollit; të marrë pjesë në të katërtën Kupë Bote.

Related posts

“E RËNDË, TË HUMBËSH VETËM 5 SEKONDA NGA FUNDI”/ Allegri: U duk sikur e ka shpikur djalli futbollin

Delo.autor

Mesfushori i Milanit habit me deklaratën e tij: “Në Afrikë luaja dy ndeshje në ditë”

Isa.Autor

Talenti Shqiptar bën “hapin” e madh në karrierë, firmos me klubin e njohur Italian

Q.Autor

Leave a Comment