Futboll Sport

AKUZA TË RËNDA NDAJ ZIDANE/ Ish-futbollisti i Francës: Merrte substanca që nuk lejoheshin. Ja çfarë pinim pas stërvitjes

Ish-futbollisti francez, Garra Dembele ka hedhur akuza të forta ndaj Zinedine Zidane për kohën kur ky i fundit ishte futbollist aktiv.

Dembele pretendon se Zidane ka përdorur keratinë në vitin 1996 kur u transferua te Juve, substancë që nuk ishte e lejuar. Kjo substancë gjendet në muskujt e trupit, dhe përdorimi në masë i saj sjell një shtim të masës muskulore përtej asaj normale. Dembele shprehet se dhe ai vet kishte konsumuar disa substanca, por që as vetë nuk e dinte se çfarë efekti kishin në trupin e tij.

“Zidane mori keratinë në vitin 1996 kur u transferua në Itali te Juve. Në Francë nuk ishte e lejuar. Ai mori më shumë masë muskulore se normalja. Në Bullgari, në fund të një ndeshje të Ligës së Europës, në bëmë infusione. Ishte një infermiere me pallto të bardhë. Ne hoqëm këpucët dhe vendosëm infusionet në trupin tonë, pasi pas 2-3 ditësh kishim ndeshjen e radhës.

Kur shkova te Frajburgu, merrja substanca që nuk ishin të lejuara në Gjermani. Nuk ishte drogë, ndoshta ishin hormone, po as vet s’e dija çfarë po pija. Sa herë shkoja për të bërë testin anti-doping, urinoja në një gotë por nuk kishte asnjë përgjigje mbi ato çfarë pija. Kisha një kuti të vogël me numrin tim “11”. Pas stërvitjes, merrja 10 kokrra, pa e ditur çfarë po pija. Disa nga kokrrat ishin të mëdha dhe më ngeleshin në fyt, nëse nuk i pijë atëherë gjobiteshe”, u shpreh ish-sulmuesi.

Kjo deklaratë ka shkaktuar debat për faktin se çfarë përdorin lojtarët që arrijnë të luajnë kaq shpesh, pasi aktiviteti sportiv në ditët e sotme është ngarkuar shumë dhe lodhja është më e madhe.

Related posts

Derbi brenda familjes/ Arlind Ajeti mposhtet nga vëllai i vogël në Zvicër

Isa.Autor

Partizani nis përgatitjet për Europa League/ 3 afrikanët e EGNATIAS grumbullohen me të kuqtë

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ TURQISË PËR “EURO 2020″/ Chiellini: Ajo plagë nuk do të largohet kurrë

Delo.autor

Leave a Comment