Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ANALIZON SHQIPËRINË BOTËRORIN 2022/ Bogdani: Reja brenda objektivave, ja çfarë duhet të përmirësojë Kombëtarja

Erjon Bogdani, ish-sulmuesi rekordmen i përfaqësueses shqiptare të futbollit, ka analizuar sot në “Sport News” në “News 24”, paraqitjen e kuqezinjve në eliminatoret e Botërorit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të moderatores Enxhi Biba, Bogdani shpjegoi se pse shihte këtë edicion me nota pozitive, si dhe cilat ishin pengjet e mëdha pse nuk u hodh hapi tjetër para.

Frikë nga një “surprizë” – “Frikë normale që kisha se Andorra qe një nga ato skuadra që vjet apo parvjet na mori barazimin 2-2. Të gjithë pritnim fitore se me fitoren ishte rekordi i pikëve por edhe objektivi i arritur i përfaqësueses. Pavarësisht se ndeshja me Anglinë ishte ndaj një kundërshtari të fortë, rezultati na la të pakënaqur te gjithëve”.

Bilanci kuqezi – “Mendoj se gotën duhet ta shohim gjysmë plot. Para eliminatoreve thamë që llogaritë do t’i bënim kundër Polonisë e Hungarisë. Mos harrojmë që Hungaria luajti shumë mirë në Europian dhe është një nga skuadrat që ka marrë pjesë në Europianët e fundit radhazi. Ka bërë paraqitje shumë të mirë me ekipe si Gjermania, Franca e Portugalia. Ishte skuadër e fortë, ne morëm 6 pikë dhe për mendimin tim, ishte një rrugëtim i kombëtares pozitiv dhe vendi i tretë ishte një gjë shumë pozitive për ekipin kombëtar”.

Kritikat për pikët ndaj San Marinos e Andorrës – “Është e vërtetë që nuk janë skuadra të nivelit tonë, nuk diskutohet, por pavarësisht asaj që kemi thënë ne për eliminatoret, janë ekipe që mund të bezdisin pak. Nga vitet e kaluara mendoj që këto 12 pikë duhej t’i merrte ekipi dhe faktikisht i mori me meritë, pavarësisht se nuk janë ekipe të nivelit tonë, pikët duhet të merren dhe kombëtarja ia arriti t’i merrte. Mendoj se në këto eliminatore skuadra luajti mirë. Edhe ndeshja në Poloni ku skuadra jonë luajti shumë mirë e pësoi 4 gola e kush nuk e ka parë ndeshjen mendon se janë shumë. Mund të flas edhe për ndeshjen me Anglinë, është skuadër e fortë që nuk diskutohet, por e mendoja më ndryshe. Mendoja siç e luajtëm në Tiranë, ku Anglia na mundi, por ne krijuam raste për të shënuar e bezdisur skuadrën angleze.

Mendoj që grupi është i pjekur, mendoja që skuadra jonë e meritonte një pikë ndaj Polonisë se vinte nga shumë mungesa në një ndeshje shumë delikate, një ndeshje që nëse fitonim mund të ëndërronim për më tej. Por kishim shumë mungesa dhe na penalizuan se ishin disa lojtarë kryesorë të ekipit, që i doli testi pozitiv i COVID. Mendoj se ishte një ndeshje e luajtur mirë me mundësitë që kishim, mund të mbaronte barazim dhe të luanim në fund më mirë dhe të shihnim për kualifikimin në vend të dytë. Në përgjithësi ishin pozitive dhe për mendimin tim duhet të shohim më sipër se kemi të drejtë, që kualifikueset e tjera t’i zhvillojmë më mirë”.

bandicam 2021-11-16 17-33-02-890

Pësimi i golave nga mbrojtja – “Nuk është problemi i mbrojtjes, në këto eliminatore, ajo që kam parë është që ne të përmirësohemi në goditje standarte në favor e disfavor. Kemi lojtarë shtatlartë në mbrojtje e emra si Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli, apo Veseli. Kemi Gjasulën, Brojën e Cikalleshin, me këtë shtatëlartësi që kemi nuk na falet që kemi pësuar gola me goditje standarte e shënuar pak. Është diçka kryesore që duhet ta përmirësojmë se pavarësisht një ndeshje e luan mirë apo jo, mund të penalizohesh apo marrësh gjëra pozitive në goditjet standarte. Me Poloninë si lojë ekipi bëri ndeshje të mirë, por goditjet standarte na penalizuan e nuk arritëm të merrnim rezultat pozitiv. Në atë ndeshje 4 gola të pësuar ishin shumë”.

Rinovimi I Rejas – “Sipas mendimit tim është diçka që duhet të ulet presidenti me trajnerin e të flasin se çfarë mund të japë më shumë ky ekip, çfarë kanë plotësuar dhe çfarë mund të japë trajneri e çfarë ai mund të ketë si objektiva që mund të arrihen. Mendoj që deri tani, nga objektivat që kishim, ishim brenda objektivave tonë. Varet si do të jetë bashkëpunimi, a do qëndrojë apo federata do të shohë ndonjë trajner që këtë punë ta shtyjë më para. E kanë ato në dorë, por mendoj se objektivi ishte vendi i tretë. Normalisht kishte ndonjë gjë si ndeshjet në transfertë ku kishte gjëra që mund të bënim më mirë, por them se këto 18 pikë ishin të bëra mirë. Por edhe pikët me Hungarinë, ishin gjë pozitive se Hungaria ka lojtarë të mirë dhe ka marrë pjesë në Europian”.

Situata me Brojën – “Dukë parë ndeshjet nga larg, Broja është një lojtar shumë i ri, me shumë perspektivë dhe mendoj se me atë që ka treguar në fushën e lojës jo vetëm me kombëtaren por edhe me ekipin, se është i ri në Premier Ligë që është ëndërr për çdo lojtar, mendoj që vlerat e tij nuk diskutohen. E tregoi jo vetëm me gola por edhe me lojë. Ajo që më çuditi personalisht ishte që si ka mundësi që nuk luajti me Poloninë në Tiranë se vinte nga moment pozitiv, i dha ekipit 6 pikë dhe luajti mirë, vinte nga një moment pozitiv edhe me ekipin e tij dhe faktikisht që nuk luajti nga fillimi me Poloninë më habiti. Sa i përket ndeshjeve të fundit, nuk e di çfarë gjendje ka pasur apo kur erdhi, janë gjëra që mund t’i shpjegojë vetëm trajneri se me sa ka treguar vetëm ai mund të shpjegojë.

Kam luajtur shumë vite me kombëtaren dhe në Itali, ndaj me atë që perceptoj, raporti mes Armando Brojes dhe trajnerit nuk është ndër më të mirët. Ndoshta mund të gaboj, por ky mund të jetë rol i federatës e njerëzve që rrinë afër trajnerit e lojtarëve që të sistemojnë këtë raport se duhet të funksionojë se është për të mirën e Shqipërisë, Kombëtares e tifozëve në stadium që kanë nevojë të shohin një lojtar si Broja se na ka entuziazmuar me lojën e golat që ka bërë”.

A mendon se do të thyhet rekordi i golave –  “Unë shpresoj sepse tani që kam shumë kohë që kam lënë futbollin dhe ekipin, shpresoj të dalin lojtarë si Broja e Cikalleshi, më parë Sadiku, apo Uzuni, që të bëjnë sa më shumë gola. Duke bërë sa më shumë gola sulmuesit, shpresojmë të gjithë të shohim ekipin kombëtar në një eveniment si Botërori e Europiani. Kam qenë pjesë e stafit kur ekipi kombëtar mori pjesë në Francë 2016 dhe për mendimin tim ishte një emocion shumë i bukur e jashtëzakonshëm se kur luajtëm kundër ekipeve atje, duke parë stadiumin, tifozët5 që ndiqnin ekipin në një eveniment të tillë, është një gjë e jashtëzakonshme për të gjithë ne që shohim Shqipërinë”, tha Bogdani.

Related posts

“ÇMENDURI” NË MERKATON E VERËS/ “Zonja e Vjetër” kërkon yllin e Napolit, De Laurentis kërkon…

Delo.autor

STËRVITJE “BRUTALE”/ Kjo pamje shpjegon formën fantastike të Casemiros (VIDEO)

Delo.autor

GATI SULMI “ATOMIK” I JUVENTUS/ Sarri del më në fund te loja e tij

F.autor

Leave a Comment