Futboll Ligue 1 Sport

ANEKDOTA E KUPER/ Kur Mbappe pyeti Dembélé: A i shikon Messi ndeshjet e mia?

Simon Kuper, autor i librit “Kompleksi i Barcelonës”, ka folur në RMC Sport për marrëdhënien mes Messi dhe Mbappe. Aty ka treguar një anekdotë kurioze të të dyve me Dembélé, si “aktor” mbështetës: “Mbappé iu afrua Dembélé (në një grumbullim me kombëtaren franceze) dhe e pyeti: A i shikon Messi ndeshjet e mia? Dembélé iu përgjigj: Aq shumë, sa ju nuk e besoni…

Vetë ylli argjentinas foli së fundmi për katalanasen “Sport” mbi marrëdhënien me shokun e ri të skuadrës: “Me Kylian në fillim ishte e çuditshme, nuk e dinim nëse do të qëndronte apo do të largohej. Për fat qëndroi dhe po njihemi më shumë, si brenda, ashtu edhe jashtë fushës. Shkojmë më së miri me njëri-tjetrin”.

Është fakt se në ndeshjet e fundit, në të cilat të dy kanë përkuar njëherazi në fushë, lidhja Mbappe-Messi po rritet për kënaqësinë e mjedisit të PSG-së, ku ende shpresojnë ta mbajnë sulmuesin francez. Mbappe i përfundon kontrata qershorin e ardhshëm dhe të gjitha rrugët e çojnë te Real Madridi. Pauleta, ish-sulmuesi i klubit francez, ishte ai që e shprehu më së miri këtë ndjenjë: “Mbappé do të rritet me Leo Messin te PSG”.

Related posts

“BIR KU*VE, NUK E KAM VËNË RE FARE”/ Ish-futbollisti i Valencias tregon si i vodhi këpucët Benzemasë

Delo.autor

Braçe flet për lojrat e fatit që mbeten pas datës 1 Janar: DO KENË…

Isa.Autor

ANALIZA/ Hazard po luan gjithnjë e më pak për Realin, ai është vetëm hija e futbollistit që ka qenë dikur

Delo.autor

Leave a Comment