Futboll Kupa e Shqipërisë Sport

KUPA E SHQIPËRISË: GRUPI A/ Partizani lë pas makthin, Teuta hedh hap të sigurt. Në Ballsh mbyllet me polemika

Tre ndeshjet e para në Grupin A të Kupës së Shqipërisë kanë dhuruar rezultate pa surpriza, edhe pse kishte sfida të cilat mund të dhuronin të tilla.

Partizani ka mundur në Lezhë Besëlidhjen, skuadrën që e kishte eliminuar dy herë në 5 vitet e fundit nga turneu. Ka mjaftuar një penallti e Stenio Zhunior që në minutat e parë, për të siguruar këtë fitore që ia bën më të thjeshtë të kuqve vazhdimësinë në turne.

Me të njëjtat shifra ka fituar edhe Teuta, e cila ka bërë rotacion ndaj Korabit. Goli i Zogajt në fund të pjesë së parë i shërbeu durrsakëve për të dalë me fitore nga kjo transfertë dhe për të bërë një hap të rëndësishëm drejt vazhdimësisë në një turne që klubi e ka ndër prioritetet e tij.

Ndërkohë, ndeshja në Ballsh mes Bylisit dhe Skënderbeut, është mbyllur me shifrat 1-1 mes polemikave. Golit të Hadrojt në startin e sfidës iu përgjigj Moraesh pak minuta para fundit, por ajo që acaroi ballshiotët ishte një episod në fund të sfidës ku pretendonin për penallti në favor të Qardakut, me presidentin Kapllanaj i cili ka hyrë në fushë për të shprehur pakënaqësinë e tij ndaj gjyqtarit.

REZULTATET 

KORABI 0-1 TEUTA

Zogaj 42′

 BESËLIDHJA 0-1 PARTIZANI

S. Zhunior 8′ (p)

BYLIS 1-1 SKËNDERBEU

Hadroj 1′ / Moraesh 84′

Related posts

SERIE A DO TË LUHET DERI NË MESNATË/ Presidenti i Juventus bën apel: Tani të rikthehen tifozët në stadium

Delo.autor

PRAPASKENA E MERKATOS/ MILANI donte RAMIREZ, por Suning i tha jo prej INTERIT

Isa.Autor

NBA, Boston drejt finales së pamundur (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment