Futboll Seria A Sport

“BARDHEZINJTË” NË KRIZË REZULTATESH/ Sacchi: Pirlo? Bëri një gabim të madh duke pranuar Juventus-in

Juventus vazhdon të ketë probleme. Një ecuri e keqe që është parë edhe nën drejtimin e Andrea Pirlo-s.

Pavarësisht ideve të mira taktike, trajnerit nuk ka arritur ta udhëheqë skuadrën drejt titullit, që ka përfunduar në duart e Inter-it. Gëzimet e vetme kanë qenë Superkupa e Italisë e fituar kundër Napoli-t dhe Kupa e Italisë e fituar kundër Atalanta-s.

Shumë pak për të siguruar konfirmimin.

Sipas Arrigo Sacchi, Pirlo ka gabuar duke pranuar ofertën e Juven tus-it. Ky ka qenë mendimi i shprehur nga ai në Tiki Taka:

“Besoj se mund të kthehet në botën e futbollit. Duhet të kesh edhe pak fat, ai ka shkuar tek Juventus ku ishte pothuajse e pamundur të bënte mirë. Pirlo ka pranuar për ambicie dhe ka bërë një gabim që mund t’i kushtojë shumë”.

Ish-mesfushori italian ka mbetur pa skuadër, por mund të kthehet shumë shpejt në stol në rast se do të marrë një ofertë tunduese.

Related posts

Katari do të marrë pjesë në Kupën e Amerikës 2019!

Sadik.Autor

EFEKTI RONALDO “ÇMEND” bardhezinjtë, NUK ka më BILETA për ndeshjet e kampionatit

Isa.Autor

Neuer nuk rikuperon, Low dhe tifozët zgjedhin portierin titullar të Gjermanisë

Sadik.Autor

Leave a Comment