Futboll La Liga Sport

“NUK MË KA MUNGUAR KURRË…”/ Coutinho përgënjeshtron akuzat dhe bën parashikimin për Xavi-n: Jam i sigurt se…

Philippe Coutinho, sulmues i Barcelona-s, ka folur nga grumbullimi me Brazilin, ku ndodhet për ndeshjet e ardhshme të kombëtares për kualifikueset e Katar 2022.

PROFESIONIST – Duke iu përgjigjur atyre që e kanë kritikuar në Spanjë për një refuzim të supozuar për t’u futur në fushë në ndeshjen e fundit të Barcelona-s kundër Celta Vigo-s, Coutinho ka thënë:

“Jam befasuar shumë kur kam lexuar lajmin sepse në gjithë karrierën time nuk më nga munguar kurrë profesionaliteti”, ka saktësuar braziliani.

XAVI – “Do të bëjë një punë shumë të mirë, jam i sigurt. Ka qenë një lojtar i madh, një idhull i madh. Tani është kthyer në shtëpi”.

BRAZILI – “Jam i lumtur që jam kthyer. Është si të ishte hera e parë, kështu e shikoj sa herë që jam në skuadër. Është një nder ta vesh këtë fanellë”, ka përfunduar Coutinho.

Related posts

Probleme për Realin, rrezikon mungesë të rëndësishme në gjysmëfinale të Championsit

Sadik.Autor

Flamurtari-Duro, binomi ideal për të fituar me rezultat minimal

Q.Autor

Tite kundër VAR: Brazili nuk do mëshirë…

Sadik.Autor

Leave a Comment