Futboll Seria A Sport

NGA RINOVIMI TEK KUNDËRSHTARI I RADHËS/ Pioli: Messia nuk është një përrallë, Menja luan titullar

Milani riktheu shpresën për kualifikimin në Champions pas fitores 0-1 në transfertë me Atletiko Madridin. Tani sytë janë tek kampionati, ku kuqezinjtë nuk duan të humbin terren në garën për titull. Në prag të ndeshjes kundër Sasuolos ka folur dhe trajneri Stefano Pioli.

Pas ndeshjes me Atletikon si e shikoni Mesiasin?

“Mesiasi tregoi ndaj Atletikos dhe në seancat stërvitore që është një lojtar me kualitet. Është një histori e bukur, por jo një përrallë. Ai është këtu për të treguar që e meriton të luajë me ne. Në fillim pati vështirësi dhe prej dëmtimeve por tani është gati. E vura skuadrën që ta shikonte përsëri golin e tij”.

Lojtarët e dëmtuar

“Menjan është mirë dhe ka filluar të stërvitet me ekipin që prej një jave. Është në rregull dhe do të luajë nesër. Tomori ndihet më mirë por nuk do të grumbullohet. Leao do të jetë gjithashtu”.

Entuziazmi në ndeshjen ndaj Atletikos do ta ndihmoje ekipin?

“Skuadrat mesatare pas një ndeshjeje të madhe janë të kënaqura dhe e luajnë ndeshjen e radhës pa presion. Nga ana tjetër skuadrat e mëdha kanë më shumë përgjegjësi dhe e shohin ndeshjen pas ardhëse me shumë kujdes”.

Si ndjehemi pas rinovimit?

“Kemi të njëjtat ambicie dhe qëllime të qarta. Duam ta kthejmë Milanin në vendin që i takon në Itali dhe Europë. Duam të përmirësojmë skuadrën me lojtarë që janë të përshtatshëm për lojën tonë”.

Ndeshja e radhës ndaj Sasuolos

“Ata na kanë krijuar gjithmonë problem për ne sepse janë të shpejtë. Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe që të fitojmë”.

Mendim për shortin e ‘play-off’

“Jam fans i Italisë dhe jam i bindur që do t’ia dalin. Kam besim tek Mançini”.

E Imagjinoni fitimin e kampionatit?

“Kemi treguar që jemi një skuadër me nivel të lartë tekniko-taktit. Në kokën time e shoh duke fituar me Milanin”.

Milani ndodhet aktualisht në vendin e dytë në Seria A me 32 pikë, po aq sa Napoli kryesues. Kundërshtari i radhës për kuqezinjtë është Sasuolo që ndodhet në vendin e 13 me 15 pikë të grumbulluara.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Manchester United me një hap në gjysmëfinale, Roma përmbys Ajaxin

Delo.autor

“AI ËSHTË 40 VJEÇ DHE…”/ Trajneri frenon rikthimin e Federer: Ka pak shanse të luajë në “Australian Open”

Delo.autor

Tjetër gjyq i humbur, Flamurtarit i shtohen hallet

Sadik.Autor

Leave a Comment