Futboll Seria A Sport

PAS MARRËVESHJES/ Marash Kumbulla mbërrin në Romë. Tani vizitat mjekësore dhe firma (VIDEO)

Marash Kumbulla është gati të bëhet një lojtar i ri i Romës. Pas marrëveshjes së gjetur orët e fundit, mbrojtësi qendror ka zbarkuar në aeroportin e Fiumicino.

Shqiptari i datëlindjes 2000 ka mbërritur nga Verona me formulën e huazimit me detyrimin e blerjes të vendosur në 30 milion euro.

Pas mbërritjes në Fiumicino, Kumbulla do të drejtohet në Villa Stuart për ekzaminime mjekësore. Së shpejti, pra, do të ketë gjithashtu nënshkrimin e kontratës së tij të re 5-vjeçare (deri në vitin 2025) me një pagë bazë prej 1.5 milion euro në sezon plus shpërblime të rëndësishme.

Related posts

Aaron ​Ramsey ka rënë në radarin e Chelseat

Q.Autor

REAL MADRID-VINICIUS/ Firma me brazilianin tani është larg

F.autor

Teuta largon Reza Karimin, Begeja zhvillon stërvitjen e parë

Q.Autor

Leave a Comment