Futboll La Liga Sport

“BERNABEU” I RI ËSHTË “ANIJE KOZMIKE”/ Nga ndeshjet e futbollit tek ato të basketbollit dhe tenisit (VIDEO)

Real Madridi ka publikuar një video ku shpjegon funksionalitetet e stadiumit të rikonstruktuar “Santiago Bernabeu”, diçka që dp t’i sjell klubit mbretëror të ardhura vjetore prej të paktën 150 milionë euro.

Videoja tregon një sistem mbresëlënës, ku fushash mund të tërhiqen dhe të futen poshtë si në magazinë, ndërsa këto gjëra janë bërë me synimin për të ruajtur barin në momentet kur Bernabeu do të jetë një sallë shumëfunksionale për koncerte, fusha tenisi dhe ndeshje basketbolli.

Në vend të fushës do të mbetej vetëm bari artificial, në të cilin do të montohej më pas terreni sipas nevojës, varësisht se në çfarë do të shndërrohej stadiumi.

Ajo që theksojnë veçanërisht mediat spanjolle është se kjo sallë mund të përdoret njëkohësisht për ndeshje basketbolli dhe tenisi, si dhe për koncerte.

Stadiumi i ri i Real Madridit pritet të marrë primatin si lokacioni më tërheqës turistik në kryeqytetin spanjoll dhe thuhet se punimet mund të përfundojnë në fund të vitit 2022.

Synimi është që stadiumi i ri të hapet më 14 dhjetor të vitit të ardhshëm.

Related posts

STATISTIKAT/ Shtatë ndeshje të mëdha, zero fitore. Ja “sëmundja e madhe” e Juventusit të Allegrit…

Delo.autor

Southamptoni kthen epërsinë, Dani Ings shënon një super gol (VIDEO)

Isa.Autor

Jordi Alba: Dua që Real Madrid t’i humbasë të gjitha ndeshjet

Sadik.Autor

Leave a Comment