Futboll Sport

E ARDHMJA E YAMAL/ Agjenti i sulmuesit të Barcelonës shuan dilemat

Lamine Yamal do të rinovojë me Barcelonën. Kjo është ajo që ka thënë agjenti i sulmuesit të talentuar, Jorge Mendes.

“Yamal patjetër do të nënshkruajë një kontratë të re me Barçën, kjo është e garantuar. Sot, ne folëm vetëm për Lamine – ai do të qëndrojë me një kontratë të re”, tha Mendes.

Në këto kushte, tifozët katalanas duhet te qëndrojnë të qetë, me Yamal që pritet të nënshkruajë një marrëveshje të re. Në këtë sezon, ai ka shënuar 5 gola në kampionat dhe ka dhuruar 11 asiste.

Kujtojmë se futbollisti ka një kontratë me Barcelonën, të vlefshme deri me 30 qershor të vitit 2026.

Related posts

“MILANIN E KAM NË ZEMËR”/ Pato: Dua të rifitoj kombëtaren dhe të luaj në Botëror

Delo.autor

MIQËSORE/ Super aksion nga Barcelona, Coutinho shënon me lehtësi (VIDEO)

Delo.autor

NUK NJEH ASNJË HUMBJE NË CHAMPIONS/ Rekordmeni Flick: Bayern ia del edhe në Rusi, kjo skuadër më zbavit

Delo.autor

Leave a Comment