Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ Luis Enrique kthen një lojtar të Real Madridit në kombëtare pas 235 ditësh

Real Madridi ka sërish një lojtar në kombëtaren spanjolle, pas 235 ditësh mungesë përfaqësimi aty. Herën e fundit që Luis Enrique thirri një lojtar të bardhë ndodhi më 21 mars, për ndeshjet kualifikuese të Botërorit kundër Greqisë, Gjeorgjisë dhe Kosovës.

Asokohe, Sergio Ramos ishte futbollisti i zgjedhur. Që atëherë, asnjë lojtar i Real Madridit nuk kishte qenë i pranishëm në “La Roja”. Asnjë në “Euro 2020”, luajtur kësaj vere; asnjë në ndeshjet kualifikuese të shtatorit dhe në finalet e Ligës së Kombeve. Megjithatë, një lojtar i bardhë kishte qenë gjithmonë në planet e tij: Carvajal.

Futbollisti në fjalë rikthehet në kombëtare pas më shumë se një viti mungesë aty. Dani Carvajal nuk ka luajtur që nga 3 shtatori 2020, datë në të cilën kombëtarja spanjolle u përball me Gjermaninë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve. Spanja barazoi në “Mercedes Benz Arena” dhe Carvajal luajti 90 minuta. Më pas, lëndimet ia kanë hequr mundësinë për t’u rikthyer.

Luis Enrique e kishte tashmë atë në rendin e ditës për fazën finale të Ligës së Kombeve, por një dëmtim i ri e pengoi thirrjen e tij. Carvajal kthehet, por do të duhet të luftojë shumë për të qenë titullar, pasi Azpilicueta është vendosur mirë në krahun e djathtë.

Related posts

“EURO 2022” U-19/ Shqiperia mbyll me fitore kualifikieset, por suksesi me Maqedoninë nuk mjafton

Delo.autor

Everton interesohet për mbrojtësin e Manchester United Victor Lindelof

Sadik.Autor

Man United lë ZIDANE në pritje: Mos firmos me asnjë klub tjetër, pasi je pasuesi i “Special One”

Isa.Autor

Leave a Comment