Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Juventus, Barcelona dhe Manchester United në fushë, mësoni 8 sfidat interesante të mbrëmjes…

Rikthehet Champions-i mbrëmjen e sotme teksa do të zhvillohen 8 ndeshje ku premtohet dhe spektakël.

Në orën 18:45, radhën e ka Çelsi kampionia aktuale e Europës e cila do të sfidojë në transfertë Malmon. Një fitore për blutë e Londrës përkthehet me një kualifikim.

Në të njëjtën orë do të zhvillohet dhe ndeshja Volfsburg-Salzburg.

Në orën 21:00 do të luhen 6 takime, ku spikat Atalanta-Mançester Junajtid, ku të dyja skuadrat kanë synim kualifikimin për më tej.

Barcelona do të luajë në transfertën e largët të Kievit ndaj Dinamos ku synon vetëm fitoren për të mbajtur ende gjallë shpresat për një kualifikim për në fazën e 1/8-ve.

Juventus-Zenit është ndeshja tjetër, ku për të besuarit e Masimiliano Alegrit ku fitorja është vulosja e kalimit të turit tjetër.

E njëjta gjë vlen edhe për Bajernin e Mynihut ku triumfi ndaj Benfikës e dërgon menjëherë drejt fazës tjetër.

Sevija do të masë forcat në shtëpi ndaj kampiones së Francës, Lilë. Ndërsa takimi tjetër është ajo mes Vijarealit dhe Jang Bojsave.

SFIDAT E DITËS SË SOTME NË CHAMPIONS

Related posts

RONALDO MERR ÇMIMIN E RËNDËSISHËM/ I shtohet koleksionit të trofeve personal

F.autor

Sanchezi shkëlqen në fitoren e Manchester Unitedit ndaj Real Madridit

Sadik.Autor

(VIDEO) Pritja e viti në Spanjë, portieri “fluturon” dhe më pas bën të pamundurën

Q.Autor

Leave a Comment