Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Barcelona “ringjallet” mposht Dynamo Kyiv falë golit të “xhevahirit” Fati

Barcelona ka marr një fitore të madhe si mysafir i Dinamo Kiev me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja nisi më mirë për Barcelonën që rrezikuan me Mempis Depay që në minutën e 4-të.

Mykola Shaparenko rrezikoi në minutën e 28-të, por pa suksese.

Katalunasit kishin dy raste në fundin e pjesës së parë me Nico e Jordi Alba, por asnjëri nuk arriti të shënojë.

Barcelona kërkoi penallti në minutën e 63-të, por njëjtë nuk mendoi gjyqtari pasi shikoi në VAR.

Goli i shumëpritur erdhi në minutën e 70-të, kur Ansu Fati gjuan bukur nga brenda zonës për të shënuar për 1-0.

Dinamo kishte dy rast të mira në minutat 82’ dhe 90’, por nuk arritën të ndryshojnë shifrat.

Barcelona me 6 pikë është në vendin e dytë në grupe, ndërsa Bayern Munich e ka siguruar kualifikimin.

Related posts

BËM BABA TË TË NGJAJ/ Mick Schumacher kërkohet nga Ferrari e Mercedesi

Isa.Autor

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Barcelona-Ferencvaros. Rezultati 5-1

Delo.autor

SHEIKU NIS REVOLUCIONIN/ PSG nxjerr në ankand yllin e skuadrës…

Delo.autor

Leave a Comment