Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Juventus mposht me “POKER” Zenit dhe kualifikohet në fazën tjetër

Derisa është duke vuajtur në Serie A, Juventusi po tregon një fytyrë tjetër në Ligën e Kampionëve. Zonjë e Vjetër e ka regjistruar edhe fitoren e katërt të fazës grupore, kundër Zenit St Petersburgut (4-2) dhe e ka siguruar pjesëmarrjen në të tetën e finales.

Zhvillohej minuta e 11-të e takimit, kur pas një harkimi nga këndi, topi shkoi te Paulo Dybala, i cili e dërgoi topin në rrjetë.

Qendërmbrojtësi Leonardo Bonucci gaboi në përpjekje për ta hequr topin duke shënuar me kokë në portën e gabuar (26’) dhe me shifra identike skuadrat shkuan në pushim.

Porse në gjysmën e dytë, Zonja e Vjetër e nëpërkëmbi ekipin kundërshtar. Fillimisht, Dybala e riktheu epërsinë nga pika e bardhë pas tentativës së dytë (58’).

Federico Chiesa ishte fantastik duke pranuar një top nga Federico Bernardeschi dhe duke e mposhtur portierin kundërshtar (74’).

Alvaro Morata e shënoi golin e shumëdëshiruar pas asistimit nga Dybala duke e thelluar akoma më shumë avantazhin.

Artem Dzyuba shënoi një tjetër gol për skuadrën ruse në minutat shtesë (90’+2), por vetëm sa për statistika.

Me këtë fitore, Juventusi është ngritur në kuotën e 12 pikëve, tri më shumë se Chelsea dhe nëntë më shumë se Zenit St Petersburgu që do të thotë se edhe matematikisht në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Related posts

“ISHIM TË PAKRAHASUESHËM”/ Ish-sulmuesi i Juventus rrëfen: CR7-Higuain-Dybala nuk mund të na afrohen!

Delo.autor

Ish-futbollisti i MILANIT prezantohet tek ATLETICO: Nuk kam ndërmend të rivalizoj me…

Isa.Autor

ALARM TEK TIRANA/ Ylli i bardhbluve rrezikon të mungojë gjithë sezonin

Delo.autor

Leave a Comment