Futboll Sport

Tronditet Argjentina, portieri titullar humbet Botërorin e Rusisë

Argjentina ka njoftuar se portieri Sergio Romero nuk do të jetë në gjendje të luajë në Kupën e Botës së Rusisë për shkak të lëndimit në gju. Romero pritej të ishte portieri numër një i Argjentinës për Kupën e Botës së kësaj vere, por nuk do të jetë në gjendje t’i veshë dorezat për shkak të dëmtimit të fundit.

Portieri pritej ta fillonte si titullar për Manchester United në finalen e “Fa Cup”, por trajneri Jose Mourinho përzgjodhi David de Gea, për shkak të mungesës së gadishmërisë nga Romero. Dhe 31-vjeçari, i cili luajti në finalen e Kupës së Botës së kaluar, ku Gjermania shënoi një fitore 1-0 ndaj Argjentinës, në vitin 2014, tani do ta humbasë shansin për të përfaqësuar vendin e tij në Rusi.

Lista përfundimtare me 23 lojtarë e Argjentinës për Botërorin e kësaj vere u zyrtarizua të martën, me kapitenin e Interit, Mauro Icardi, i lënë jashtë nga trajneri Jorge Sampaoli. Argjentina, e cila konfirmoi se Romero kërkon ndërhyrje kirurgjikale në gjurin e tij të djathtë, tashmë ka konfirmuar se Nahuel Guzman, nga skuadra e Liga Tigres, do ta zëvendësojë Romeron në ekip.

Related posts

Plaku udhëheq Kamzën, por sa vuajtje ndaj Lushnjes

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Kessie, Messia ndëshkon Atletico Madrid (VIDEO)

Delo.autor

Emery do të largohet nga PSG. E konfirmon vetë ylli i PSG

Sadik.Autor

Leave a Comment