Bundesliga Futboll Sport

COVID-19/ Plas te Bayern Munich, lojtarët dërgojnë klubin në… gjyq

Bajerni i Mynihut nuk gjen qetësi. Pas karantinës për lojtarët e pavaksinuar, tani klubi duhet të merret me një tjetër çështje për sa i përket COVID-it, një temë që prej muajsh po shqetëson skuadrën më të titulluar në Gjermani. Rastet e lojtarëve të infektuar në Mynih janë shtuar dhe kjo për shkak të mosvaksinimit të tyre.

Drejtuesit vendosën në fundjavë që të mos i paguajnë lojtarët që nuk pranojnë të bëjnë vaksinën, si rrjedhojë e së cilës ata duhej të hynin në karantinë për shkak të protokollit të Ministrisë së Higjienës. Rasti i parë ishte ai i Joshua Kimishit, të cilit i janë mohuar 2 javë rrogë, si rrjedhojë e faktit që nuk është stërvitur me skuadrën.

Mesfushori lajmëroi për një kontakt me një person të infektuar dhe si i pavaksinuar, Kimish nuk u pagua. Ligji gjerman që hyri në fuqi në fillim të nëntorit i jep të drejtë çdo punëdhënësi që të mos paguajë punëtorët nëse këta të fundit nuk janë vaksinuar dhe detyrohen të mos paraqiten në punë për shkak të COVID-it.

Ndërkohë që të dielën ishin 4 lojtarë të tjerë të cilët ashtu si Kimish duhej të izoloheshin, pasi kishin pasur kontakte me dy punonjës të klubit të cilët rezultuan pozitiv me Koronavirus. Lista e mungesave në skuadrën e Julian Nagelsman sa vjen e bëhet më e madhe dhe më shqetësuese për trajnerin dhe tifozët.

MENDOHET PADIA – Në fundjavën që lamë pas, lojtarët janë lajmëruar nga klubi se për çdo ditë që nuk janë stërvitur nuk do të paguhen. I pari që e vuajti këtë gjë mbi shpatulla ishte Joshua Kimish, të cilit iu mbajt shuma prej 768 mijë eurosh. Madje, edhe ish-shefi i klubit, Karl-Hainc Rumenige, u shpreh për “SKY” se kjo masë mund të shndërrohet në një problem shumë të rëndë.

“Jam i sigurt se atyre nuk do iu pëlqejë kjo gjë”. Si Kimish, priten ta pësojnë dhe Gnabri, Çupo-Moting, Musiala dhe Kuisons. Sipas asaj që shkruan “TZ”, futbollistët janë gati të ndërmarrin hapa juridikë ndaj klubit. Pjesa më e madhe e lojtarëve nuk janë dakord dhe Nagelsman kurrsesi nuk mund të heqë dorë nga ata.

Situata duket se po shkon drejt një krisjeje të madhe midis drejtuesve e futbollistëve dhe nëse kjo normativë nuk ndryshon, klubi më i madh i Bundesligës mund të futet në një luftë të brendshme të paprecedent. E nëse diçka ka nisur të ndikojë apo jo psikologjikisht në grup, ndoshta këtë mund ta tregojë disi më qartë edhe paraqitja e sotme në Kiev, kundër Dinamos.

Related posts

Arsenali befason Chelsean, gati oferta për David Luiz

Q.Autor

HUMB NJË RAST TË ARTË/ Sadio Mane gabon vetëm dy metra larg portës (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO/ Gol menjëherë pas rikthimit nga dëmtimi, Abrashi i shënon Hamburgut të Mavrajt

Q.Autor

Leave a Comment