Futboll Sport

Caldara, lamtumirë e hidhur nga Juve: Doja të luaja me Ronaldon, por në jetë…

Nëse ardhja e Cristiano Ronaldos te Juventusi është kataloguar si “goditja e shekullit”, megashkëmbimi mes Juventusit dhe Milanit, që e riktheu pas një viti Leonardo Bonuccin në Torino dhe dërgoi te kuqezinjtë Mattia Caldara e Gonzalo Higuain është parë si një operacion i habitshëm.

Rezultoi e pasuksesshme opozita e fortë e tifozëve bardhezinj për shitjen e Caldara, aq më tepër që bëhej fjalë për përfshirjen e tij si “mall” në shkëmbimin e “djalit plangprishës”, Bonucci. Një lamtumirë nga Juventusi, e cila la një shije të hidhur te vetë Caldara, siç zbulon “Corriere dello Sport”.

Kjo media ka zbuluar fjalët e qendërmbrojtësit gjatë udhëtimit me makinë drejt aeroportit të Atlanta, para fluturimit për në Milano: “Më vjen keq që po humbas mundësinë për të luajtur me Ronaldon. Shpresova se një ditë do të kisha mundësinë për të qenë një lojtar i Juves, por në vend të kësaj… Sidoqoftë, në jetë ka edhe më keq”.

Një largim, që ka hidhëruar në njëfarë mase edhe trajnerin Allegri, i cili tha: “Matt është një djalosh i mirë, një profesionist me të ardhme të madhe përpara. Kemi qenë të detyruar ta shesim, sepse kështu na u paraqitën kushtet e merkatos. Uroj që marrëveshja të jetë e përshtatshme për të dyja ekipet dhe për vetë lojtarin”.

Related posts

“TË RIKTHEJMË BRAZILIN NË…”/ Vinicius nuk njeh limite: Ancelotti na jep qetësi, mund të shpreh të gjithë potencialin tim

F.autor

EUROPA LEAGUE/ TORPEDO turpëron Kukësin, shënohen 5 gola në pjesën e parë

Isa.Autor

VENDOS TË ARDHMEN YLLI I “DJAJVE TË KUQ”/ Ander Herrera: Nuk ka marrëveshje rinovimi, do të…

Delo.autor

Leave a Comment