Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Fantazisti i Realit përplaset me Ancelottin në stol, në janar drejt Italisë

Mesfushori i Realit të Madridit, Isko, vazhdon t’i turbullojë ujërat në Madrid. Dhe me sa duket ai e ka mbushur kupën dhe Reali është gati ta largojë në merkaton e janarit. Përplasja më e fundit mes tij dhe trajnerit Ançeloti ka ardhur në takimin kundër Granadës të dielën pasdite.

Madridi ka fituar 4-1, duke marrë kreun e renditjes në La Liga, por jo gjithçka ka shkuar paq në Granadë. Mesfushori ka mbetur mjaft i zhgënjyer nga trajneri Ançeloti që nuk e ka aktivizuar në këtë takim, ndërsa Ançeloti nga krahu tjetër nuk e ka miratuar aspak sjelljen e lojtarit të tij, i cili ka ndërprerë nxehmjen në mes kur tekniku e ka urdhëruar të dalë e të stërvitet për t’u aktivizuar si zëvendësues.

Nuk është hera e parë që Isko dhe Ançeloti përplasen mes tyre, teksa raportet mes të dyve kanë vijuar të degradojnë dhe tashmë largimi i tij është çështje kohe. Gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë të takimit mes Granadës e Realit.

Mesfushori ka nisur nxehmjen, teksa priste që trajneri ta hidhte në fushë, por kur pjesëtarë të stafit të Ançelotit i kanë thënë se i duhej të priste dhe pak, lojtari ka lënë në mes nxehmjen dhe është kthyer në stol.

Ai u aktivizua më vonë në vend të Modriçit, por sjellja e tij nuk i ka pëlqyer aspak Ançelotit. Largimi i tij në janar duket i sigurt. E, ndërsa Reali bëhet gati t’i tregojë derën e daljes, në Serinë A fërkojnë duart. Mediat italiane kanë nënvizuar se Juventusi dhe Milani janë gati t’i bëjnë një vend si titullar.

Related posts

TELENOVELA “PLESHTI”/ Tani do të flasë Messi, qëndron apo jo te Barcelona?

Delo.autor

MOTO GP/ Rrëfehet Rossi: Ky është momenti më i vështirë i një gare

Delo.autor

Tite kundër VAR: Brazili nuk do mëshirë…

Sadik.Autor

Leave a Comment