Futboll Seria A Sport

DERBI I MADONINËS/ Tifozët e Milanit lënë pas inatet, dedikimi i “Curva Sud” mund të quhet “koreografia e vitit” (FOTO)

Mbrëmja e sotme rezervoi derbin e Madoninës mes Milanit dhe Interit, në një prej dueleve më të luftuar në futbollin botëror.

Në fillim të sfidës, dy tifozeritë mbahen për shpalosjen e banerave thumbues ndaj njëra-tjetrës duke e bërë dhe më të bukur derbin, por mbrëmjen e sotme tifozët e Milanit kanë bërë diçka krejt tjetër duke fituar respektin e shumë tifozëve në Itali.

“Curva Sud” e vendosur pas portës ka shpalosur një banderolë gjigante dedikuar mjekëve dhe jetëve të humbura nga Covid-i, duke marrë duartrokitjet e gjithë stadiumit. Njëkohësisht janë shpalosur dhe banderola ku shkruhej:

“Atyre që luftuan dhe nuk ia dolën. Atyre që luftuan në vijën e parë për të shpëtuar kombin. Nderojmë të gjithë këta persona, duke i kushtuar koreografinë më të rëndësishme të sezonit”.

Vlen për tu përmendur dhe fakti se mesfushori i zikaltërve Hakan Çalhanoglu është vërshëllyer në momentin që ka dalë në fushë, duke u cilësuar si tradhtar nga tifozët e Milanit.

Related posts

Conte takim me drejtuesit e Interit për merkaton/ Ja cilët do largohen dhe blerjet e reja

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Ja arsyeja pse Coutinho po luan keq tek Barcelona

Delo.autor

LIVE/ Po luhet derbi Milan-Inter, nis pjesa e dytë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment