Futboll Sport

DIVORC TË SIGURT/ Në Angli të sigurt, Man.United nxjerr në shitje Pogba

Paul Pogba mund të largohet nga Man.United që në merkaton e janarit, ky është lajmi i fundit që vjen nga Anglia. Sipas “Daily Star”, mesfushori francez as që ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij e tij me “djajtë e kuq”, kontratë e cila i skadon në përfundim të këtij sezoni. Drejtuesit e klubit, të gjendur përballë këtij fakti, nuk dëshirojnë të rrezikojnë më shumë, për këtë arsye, kanë vendosur ta nxjerrin në shitje francezin që në merkaton e janarit, me shpresën që klube si Juventus apo PSG të paraqesin ndonjë ofertë, për të mos e humbur në fund të sezonit me parametra zero.Me Solskjaer në stol, nuk ka asnjë shans që Pogba të ndryshojë mendim, dukshëm mes tyre ka një krisje totale. Nga ana tjetër drejtuesit e Man.United në mënyrë konstante vijojnë ti japin besim trajnerit duke shtyre në këtë mënyrë Pogbanë drejt largimit të sigurt. Jo vetëm Juve dhe PSG, Pogba është një emër shumë i pëlqyer edhe në Spanjë, ku Real Madrid ka qenë dhe mbetet e interesuar për të siguruar shërbimet e tij.

Related posts

HAPET “DRITA JESHILE” TEK TOTTENHAMI/ Sulmuesi rikthehet më herët në ekip nga parashikimi

Delo.autor

KUSH ËSHTË RALF RANGNICK/ Profesori që frymëzoi Klopp, Tuchel dhe Nagelsmann

Delo.autor

“LE TË QESHIM”/ Nainggolan “thumbon” Ronaldo dhe Pogba, mbush tavolinën me pije alkoolike (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment