Futboll Sport

Shtohen “dhimbjet” te Kombëtarja, Panucci humbet lojtarin kryesor të ekipit

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë Christian Panucci do ta ketë të vështirë të hedhë në fushë formacionin më të mirë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit në 6 shtator. Grezda, Sadiku, Abrashi dhe tani Roshi janë konfirmuar si mungesa për kuqezinjtë.

Në lidhje me mesfushorin e Akhmat Groznyt Roshi, i cili u dëmtua në fundjavë ndaj Rubin Kazanit do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Romë, në një prej klinikave më të mira për të mësuar afatin e qëndrimit jashtë fushave. Sipas “Supersport” konfirmohet se ai nuk do të qëndrojë i dëmtuar për një kohë të gjatë, por për takimin me Izraelin mungesa e tij është e konfirmuar.

 

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Fluturimi sfilitës, Kombëtarja mbërrin në Kazakistan (VIDEO)

Delo.autor

SERIA A/ Itali, këto janë skuadrat më të gjobitura të kampionatit

Sadik.Autor

PAS DËMTIMIT TË RËNDË NË FYTYRË/ Napoli porosit dy maska speciale karboni. Njëra për Osimhen, tjetra për…

Delo.autor

Leave a Comment