Futboll Sport

DY POLET E PIOLIT/ Tifozi i Interit do hakmarrje si… kuqezi

Trajner i muajit” për tetorin. Kush e di nëse në maj të 2017-ës, duke u larguar nga Interi, mendonte se mund ta fitonte një çmim të tillë në stolin e Milanit. Ai, lindur në afërsi të Bolonjës 55 vjet më parë dhe interist prej një jete. Mes ishëve të sfidës nesër mbrëma do të jenë Ibra, Çalhanoglu, por edhe Darmiani që ndoshta jo të gjithë e kujtojnë. Më pas, është ai, Stefano Pioli, interisti që po ndihmon ringjalljen e “Djalit”.

PIOLI ZIKALTËR – Le të kthehemi pas në kohë në nëntor të 2016-ës. Interi është një katrahurë më vete. Fran de Bor, i mbërritur mes shumë shpresash për një futboll total si ai holandez, përmbytet nga një seri rezultatesh të tmerrshme. Presidenti i epokës, Erik Tohir, së bashku me drejtuesit e tjerë, mendon se nevojitet një ndryshim dhe në emergjencë e sipër punësohet Pioli. Ndeshja e parë është pikërisht derbi, i barazuar në minutën e 92-të falë një goli të Perisiçit.

Një fazë më pas do të shihte një tjetër 2- 2, por me firmë të Zapatës që do të gjente golin në minutën e 97-të. Mes këtyre ndeshjeve dy Inter të ndryshëm. 34 pikë në 15 javë gjatë pjesës dimërore të sezonit, por edhe shumë probleme të cilat bëjnë që sezoni të mbyllet me një shkarkim e pak kënaqësi.

pio 1

PIOLI MILANIST – Pioli aktual është ndryshe, duke filluar që nga pamja. Duket më i ri tani se 4 vite më parë. Si trajner është më i pjekur siç e tregoi transformimi që i bëri Milanit pasi e mori të rrënuar nga menaxhimi i Xhampaolos. I dha siguri të gjithëve e me të njëjtën siguri drejtoi ekipin pavarësisht se e persekutoi për shumë kohë hija e Rangnikut.

Taktikisht milanezet e tij i ka rreshtuar shpesh me 4-2-3-1, por te Milani ka shtuar mekanizma, lëvizje dhe ndërtim tjetër duke rezultuar mes trajnerëve italianë më të përgatitur. Ajo që si kuqezi po bën diferencën është ana njerëzore. Termi “familje” dëgjohet shpesh te kuqezinjtë, aq më tepër edhe nga një si Ibra që për shumicën e opinionit është përkufizuar gjithmonë si solist i thekur.

Related posts

PAS ZBARKIMIT TEK PSG/ Messi përfundon me sukses testet mjekësore, pritet vetëm zyrtarizimi

Delo.autor

“ARMANDO INTELIGJENT”/ Trajneri i Southampton: Ka treguar se duhet ta nisë ndeshjen nga fillimi

Delo.autor

HISTORIKE/ Befasi e madhe në Argjentinë, fiton titullin e parë pas 116 vitesh

Delo.autor

Leave a Comment