Futboll Sport

“LOJTARËT E MAN UNITED SI TË DEHUR QË DONIN SHERR”/ Ish-kapiteni nuk përmbahet pas derbit

Humbja në derbi “djeg” gjithmonë. Manchester United u shfaq i pafuqishëm në takimin shtëpiak ndaj Manchester City, që mori tre pikët falë suksesit 0-2 në “Old Trafford”.

Rezultati u vendos që në pjesën e parë, teksa Roy Keane, ish-kapiteni i famshëm i United, ka shpërthyer pas ndeshjes ndaj lojtarëve të skuadrës së Solskjaer.

“Futbollistët e United dukeshin si të dehur në fund të natës që kërkojnë sherr për mënyrën se si luajtën dhe si lëvizën në fushë.”

“E sotmja ishte humbje më e rëndë se ajo me Liverpool. United u shfaq inferior ndaj Cityt në çdo aspekt. Luajtën djemtë kundër burrave, e pabesueshme”, theksoi irlandezi.

Related posts

DEL NGA SPITALI PAS ATAKUT NË ZEMËR/ Ja cila do të jetë e ardhmja e Iker Casillas

Delo.autor

FITOI DY HERË CHAMPIONS-IN ME REALIN/ Shoku i ngushtë i Ronaldos punon si… peshkatar

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madrid arrin akordin me yllin e Kampionëve të Europës…

Delo.autor

Leave a Comment