Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Gati të marrë vendime tek Barcelona, Gerard Pique “viktima” e parë e Xavi-t

Objektivi është të kthehet Barcelona ty ku meriton, në zonat e larta të renditjes në La Liga dhe protagoniste në Champions League. Për ta bërë këtë, trajneri i ri Xavi është gati të marrë edhe vendime të rëndësishme kundrejt ndonjë veterani.

Sipas Cadena COPE, lëvizja e parë e trajnerit ka qenë ajo që të ndalojë Gerard Pique të japë një intervistë të programuar javën e ardhshme në programin El Hormiguero.

Një nga pikat kryesore për rilindjen e klubit katalanas është pikërisht përqendrim maksimal te fusha dhe futbolli. Kjo është arsyeja pse një nga vendimet e para të trajnerit të ri ka qenë pikërisht ajo që t’i ndalojë lojtarët, kushdo qofshin ata, që të marrin pjesë në ngjarje publike që nuk kanë lidhje me futbollin.

Pique, në fakt, ka marrë shpesh pjesë në intervista ose ngjarje që nuk kanë patur shumë lidhje me profesionin e tij.

Related posts

IDIOTËSIA E FUNDIT/ Momenti kur Balotelli i vendos brekët në kokën e shokut të ekipit gjatë drekës (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E DIMRIT U MBYLL/ Kanë qenë titullarë këtë sezon, 3 futbollistë mund të largohen nga Partizani

Delo.autor

Fitoi penalltinë kundër Juves, Zidane do ta zëvendësojë Vazquez me yllin e “Zonjës”

Sadik.Autor

Leave a Comment