Futboll Seria A Sport

I VAKSINUAR ME TË DYJA DOZAT/ Ylli i Napolit infektohet me COVID-19 dhe humbet sfidën ndaj Interit

Goditje për Napolin përpara sfidës ndaj Interit, Mateo Politano rezulton pozitiv me COVID-19. Gjatë kryerjes së tamponëve të djeshme, ish-sulmuesi zikaltër nuk do të jetë i gatshëm kundër ish-skuadrës së tij.

Politano, i cili është dhe vaksinuar totalisht me të dyja dozat e vaksinës anti-COVID, është asimptomatik dhe është vetë-izoluar në banesën e tij.

Një goditje e madhe kjo për Luçiano Spaletin, i cili përveç ndeshjes ndaj Interit, e cila është e programuar të zhvillohet nesër pasdite në orën 18:00 në stadiumin “Giuseppe Meazza”, pritet të humbasë 28-vjeçarin edhe për sfidën e së mërkurës në Europa Ligë në stadiumin “Diego Armando Maradona” ndaj Spartakut të Moskës, por edhe ndaj Lacios të dielën e ardhshme.

Lajmin e infektimit me Koronavirus të Mateo Politanos, e ka bërë me dije vetë klubi napoletan me anë të një komunikate në kanalet e saj zyrtare.

Related posts

FLET BARTOMEU/ Largimi i Ronaldos dobësoi La Ligan, Juventusi favorit për Champions

Isa.Autor

UEFA – Milan/ Gjërat po marrin për KEQ. Klubi italian RREZIKON shumë

Sadik.Autor

TRAGJIKE/ Humbin jetën në aksident prindërit e trajnerit të Kombëtares U21, Alban Bushi

F.autor

Leave a Comment