Futboll Seria A Sport

E PAZAKONTË/ Juventus ‘’përzë’’ tifozët e Fiorentinës, kushti për të hyrë në stadium është të bëhesh…

Juventusi do të presë pasditen e nesërme Fiorentinën në stadiumin ‘’Alianz’’. Kjo është një sfidë mjaft e rëndësishme për bardhezinjtë, pasi vijnë pas dy humbjeve radhazi në Serinë A.

Por një ditë para ndeshjes, tifozët e Fiorentinës kanë refuzuar të jenë prezent në stadium për një arsye shumë mediokër. Shitja e biletave bëhet në faqen online të Juves, dhe për të blerë një biletë duhet të regjistrohesh si tifoz bardhezi.

Kjo është kundërshtuar nga tifozët violë të cilët pretendojnë se nuk mund të detyrohesh të regjistrohesh si tifoz për të blerë një biletë. Për këtë ka reaguar dhe kapiteni i Fiorentinës, Kristian Biragi, i cili ka dënuar këtë politike të bardhezinjve.

‘’Na vjen keq sepse nuk do të kemi mbështetjen e tifozëve dhe sepse nëse arrijmë një rezultat do të donim ta ndanim me tifozët tanë. Megjithatë. kohët e fundit u kthyen dhe menjëherë bënë një ndryshim. Duke ditur që nuk do të ketë faj të tjerët dhe jo ata, më vjen shumë keq’’, u shpreh Kristian Biragi.

Related posts

Igli Tare befason me vendimin për serbin Saviç

Sadik.Autor

MBETËN JASHTË LISTËS SË CHAMPIONS/ Sarri kërkon t’i shesë në merkaton e janarit dy yjet…

Delo.autor

Ka festë në “San Siro”/ Milan “shpëton”, Yonghong paguan 10 milionë euro…

Sadik.Autor

Leave a Comment