Futboll Kategoria Superiore Sport

TELENOVELA “TIRANA-DINAMO”/ Shehi shkund skuadrën. Zbulohen fjalët e trajnerit bardheblu drejtuar lojtarëve

”Telenovela” Tirana-Dinamo nuk ka mbaruar, pasi ka edhe dy seri të tjera. Trajneri Orges Shehi i kërkon skuadrës përqendrim në sfidën e radhës të shtunën. Në telenovelën e gjatë të tri derbeve me Dinamon, të shtunën luhet seria e radhës.

Shehi dështoi në serinë e parë, por pas humbjes në Kupë dje ka shkundur skuadrën në stërvitje dhe ka kërkuar që serinë e dytë dhe të tretë të telenovelës ta ngjyrosin bardheblu. Trajneri ka kërkuar nga ekipi që të kthehet Tirana e zakonshme. Ai ka kërkuar që të shtunën ekipi të jetë i qartë, i saktë dhe të mos bëjë gabimet e sfidës që u humb 2-0.

“Luajtëm keq. Nuk mund të luajmë siç bëmë pjesën e parë. Duhet të përsërisim ndeshjen e pjesës së dytë. Duhet të jemi të kthjellët dhe të largojmë euforinë. Të luajmë siç kemi bërë javët e fundit. Vllaznia e Partizani kanë ikur. Tani kemi mendjen te Dinamoja. Nuk mund të prishim atë që kemi ndërtuar në tri ditë”, mësohet t’u ketë thënë trajneri në minianalizën që ai u bën lojtarëve para çdo stërvitje.

Në fakt, e njëjta situatë ishte me presidentin Refik Halili, i cili të mërkurën u tregua shumë i ashpër. “Të them të vërtetën, e kisha marrë shumë lehtë. Prisja që skuadra ime të bënte atë që ka bërë edhe në sfidat e tjera, të fitonte bindshëm në fushën e lojës. Humbëm. Duhet të zëmë të gjithë mësim pas kësaj humbjeje. E kam thënë edhe më parë nëpër intervista. Kampionati është shumë i gjatë.

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Mbase kjo ndeshje do t’i bëhet skuadrës mësim për të ardhmen. Që nga kapiteni i skuadrës dhe të tjerë me radhë që e kishin marrë shumë lehtë këtë ndeshje. Më duket se skuadra ime kishte krijuar një ide që nuk ishte problem mundja e Dinamos, sikur po luanin me një ekip të Kategorisë së Tretë. Gjithsesi, harrojnë që skuadrat janë pak a shumë të barabarta dhe të një niveli shumë të mirë. Nuk i zihet besë fillimit të kampionatit dhe Kupës”, tha dy ditë më parë Refik Halili.

PLANI – Orges Shehi së pari ka dashur që të qetësojë ekipin e tij, ndonëse e ka kritikuar shumë për lojën. Paraqitje zhgënjyese ka bërë gjithë skuadra. Është e kotë të flasësh për individë. Ekipi nuk ishte fare në lojë gjatë së mërkurës.

Related posts

Pacult kërkon finalen: Të shënojmë në ndeshjen e parë në Laç

Sadik.Autor

MERITON NJË HOMAZH TË PËRJETSHËM”/ Presidenti i La Ligas thur elozhe: Ai lojtari më i mirë i historisë…

Delo.autor

(VIDEO) Milani e mbyll 2017-ën me barazim ndaj Fiorentinas, ende larg objektivit Champions

Q.Autor

Leave a Comment