Futboll Seria A Sport

“CONTE BËRI KEQ QË U LARGUA NGA INTER”/ Trajneri Ranieri: Një ditë në Serinë A do të vijë edhe…

Klaudio Ranieri është një ndër trajnerët më të shquar italianë duke fituar shumë tituj në karrierë me skuadra të ndryshme.

Në një intervistë për ‘’La Gazzetta dello Sport’’, Ranieri komentoi lëvizjet e fundit të trajnerëve në Serinë A teksa u shpreh se dhe Guardiola do të trajnojë një skuadër italiane në të ardhmen.

‘’Ne do të kthehemi, sepse shoh shenja të rritjes që nuk mund të mbulohen nga eliminimi i parakohshëm i ekipeve italiane nga Champions-i.

Në Serinë A janë kthyer Maks Alegri, Zhoze Murinjo dhe me shumë mundësi dhe Mauricio Sarri dhe kjo do të thotë që është rritur cilësia e kampionatit.

Konte bëri shumë keq që u largua nga Interi, por jam i bindur që Guardiola herët a vonë do të vijë të trajnojë një skuadër në Itali.
Megjithatë, duhet të bëjmë një gjë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne duhet të rrisim ritmin e lojës sepse nëse nuk e bëjmë do të jetë e vështirë të jemi konkurrues në Ligën e Kampionëve’’, e mbylli fjalën e tij Ranieri.

Related posts

“LA LIGA”/ Zbulohet kalendari i pushimeve. Katalanasit 9 ditë pushim. Real Madridi… (FOTO)

Delo.autor

BASTET/ Sot sfida Hungari-Shqipëri, ja sa kuotohet fitorja e kuqezinjve

Delo.autor

SERIE A/ Revolucion te Juventusi, Higuain drejt largimit

Sadik.Autor

Leave a Comment