Champions League Futboll Sport

FITORJA E PARË ME MANCHESTER UNITED/ Carrick me këmbë në tokë: Triumfi i dedikohet… Solskjaerit

Mançester Junajtid mori një fitore mjaft të vlefshme mbrëmjen e djeshme duke mposhtur 0-2 Vijarealin për një 3 pikësh qe e dërgon në fazën e 1/8-ve në Ligën e Kampionëve.

Por trajneri i përkohshëm Michael Carrick, ka qëndruar me këmbë në tokë duke ia kushtuar fitoren Ole Gun Solskjaer që u largua nga drejtimi i ‘’djajve’’ vetëm pak ditë më parë.

“Nuk kanë qenë ditë të lehta për asnjë në klub. Mund ta shijoj shumë, por ai rezultat shkon për Solskjaerin. Nuk është një rezultat i rëndësishëm për mua, sepse nuk ka të bëjë me mua.

Kanë qenë disa ditë emocionuese. Personi i parë me të cilin fola kur mu ofruar kjo punë ishte Solskjaeri për ta pyetur se çfarë mendonte. Unë kam përgjegjësi të jem këtu dhe të menaxhoj ekipin dhe ndihem shumë krenar për këtë’’, u shpreh ish-mesfushori.

Kerrik bëri dy zëvendësime të guximshme duke nxjerrë nga fusha Bruno Fernandesh dhe Markus Rashford për Van De Bek dhe Antoni Marsial. Ndryshimi u bë pikërisht në pjesën e dytë, ku vendimtar ishin golat e Sanços dhe Ronaldos që i siguruan Mançesterit kualifikimin.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Teuta, Durrsakët me 10 lojtarë. Bicaj ndëshkohet me karton të kuq

Delo.autor

SUPER KOMPJUTERI BËN PARASHIKIMIN/ Ja kush është ekipi favorit për të fituar Champions League…

Delo.autor

RRËFEHET DESCHAMPS/ Atë që më tha Pavard, i sugjerova të mos ia thotë mediave

Isa.Autor

Leave a Comment