Moto GP Sport Të tjera

MOTO GP/ E ardhmja në bilemë, kampioni i botës teste të reja për shikimin për Krishtlindje

E ardhmja e pilotit spanjoll Marc Marquez është ende në dilemë. Piloti i Honda nuk mori pjesë në dy garat e fundit sezonale për shkak të një aksidenti dhe të një problem me shikimin që u evidentua më vonë.  Ky problem i fundit ka vënë në dilemë karrierën e 8 herë kampionit të botës në garat e motoçiklizmit.

Marquez nuk mori pjesë as në testet dimërore të zhvilluara në Jerez dhe sipas drejtorit sportiv të Honda, Alberto Puig, gjithçka do të vendoset në fund të dhjetorit. “Marc ka nevojë për pushime. Rëndësi ka gjendja shëndetësore e pilotit. Për momentin, situata është njësoj si ajo e një muaji më parë”, tha Piug.

“Do të shohim hap pas hapi se si do të jetë situata me syrin e shikimin. Për Krishtlindje do të bëjmë disa teste të tjera dhe do të vendosim se si do të jetë e ardhmja e pilotit dhe Honda. Për momentin ai ka nevojë për qetësi dhe ne do të ndjekim këshillat e mjekut”, u shpreh Puig, ndërkohë që Honda zhjgënjeu në botërorin 2021.

Related posts

E PABESUESHME/ Tifozi SKOCEZ bën SHQIPONJËN gjatë himnit të Shqipërisë

Isa.Autor

MOMENT FRIKE PËR REY MANAJ/ Sulmuesi përplaset kokë më kokë me kundërshtarin në fushë, largohet me ambulancë në spital

F.autor

HEQ DORË NGA KAMPIONATI ITALIAN/ Lojtari i Napolit kërkohet në Premier League tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment