Futboll Sport

“HISTORIA TASHMË PO PËRSËRITTET”/ Ankohet Espanyol, Bare kthehet sërish i dëmtuar

Bare tërheq vëmendjen e mediave spanjolle. Është hera e tretë që mesfushori kthehet i dëmtuar te skuadra e tij, Espanjoli, pas ndeshjeve të Kombëtares. “SportEs” i ka kushtuar një artikull Keidi Bares duke kujtuar të tria rastet kur ai është dëmtuar me përfaqësuesen e Shqipërisë.

“Historia tashmë po ripërsëritet, është hera e tretë që shqiptari dëmtohet me fanellën e Kombëtares që kur ka veshur bluzën bardheblu”, shkruan “SportEs”.

TRI DËMTIMET
Problemi që shqetëson trajnerin e Espanjolit është që ndeshja e radhës do të luhet përballë Barcelonës dhe tekniku nuk do të ketë në dispozicion Baren. Edhe pse pak e vështirë për t’u besuar, por në shtator, pas ndeshjes më San Marinon, Bare u kthye i dëmtuar në klubin e tij.

E njëjta situatë në grumbullimin e radhës të Kombëtares në muajin tetor ku ai u dëmtua në ndeshjen ndaj Polonisë dhe mungoi në tri ndeshje të La Ligës.

Ndërsa rasti i tretë, kur dukej se po e merrte veten dhe po kapte formën e duhur fizike dhe ritmin e lojës duke qenë titullar në ndeshjen e fundit ndaj Granadës në ndeshjen me Anglinë, në minutën e shtatë, Bare ndjeu një shqetësim në pjesën e pasme të gjurit, gjë që bëri që ai të zëvendësohej pesë minuta më vonë.

Kujtojmë që në muajin tetor, trajneri Vinsente Moreno ka reaguar për këtë rast, duke thënë se nuk e kuptonte rastin e Bares, pasi gjithmonë mbas ndeshjeve të Kombëtares ai kthehej i dëmtuar në skuadër.

Ai gjithashtu është shprehur se nuk mund të ndalojë asnjë lojtar që të shkojë të japë kontributin për Kombëtaren, por situata e Bares nuk është normale.

Federata Shqiptare e Futbollit e ka komentuar dëmtimin e mesfushorit, që Bare la fushën e lojës ndaj Anglisë pasi kishte disa shqetësime fizike që nuk e lejonin të vazhdonte, përfundon “SportEs”.

Related posts

“NËSE I DUHET TË…”/Sarri i jep këshillën e parë Higuainit: Ja çfarë duhet të bëjë në Premier

Delo.autor

FUTET NË GARË ME “DJAJTË E KUQ”/ Manchester City ka gati 60 milinonë euro për yllin “Zonjës së Vjetër”…

Delo.autor

MOMENTE TENSIONI/ E godet me top në fytyrë, ish-lojtari zikaltër “acarohet” me pankinën e Interit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment