Futboll Sport

I KËRKON FALJE PAS KËRKESËS QË I BËRI NEYMAR-IT/ Onana: S’duhet ta kisha bërë para syve të të gjithëve

Jean Junior Onana ka kërkuar falje që i ka kërkuar fanellën Neymar-it pas pjesës së parë të sfidës mes Bordeaux dhe Paris Saint-Germain.

Lojtari i Dallëndysheve ka marrë shumë kritika sepse skuadra e tij po humbte 2-0 në atë moment dhe sepse të dy golat ishin shënuar nga braziliani.

“I kam kërkuar Neymar-it fanellën për një mik. Nuk duhej ta kisha bërë pas pjesës së para para syve të të gjithëve, mund ta kisha bërë në dhomat e zhveshjes”, ka shkruar Onana në rrjetet sociale.

“Dua t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve dhe të gjithë atyre që mund të kem ofenduar”.

Related posts

BEFASUESE/ Sfida ndaj Vallettas, Kukësi “i josh” me ÇIFTELI e QELESHE (FOTO)

Isa.Autor

IU ARRESTUAN SHOKËT/ Ultrasit braktisin Juventus për ndeshjen ndaj…

Delo.autor

Bayern Munchen surprizon, tenton të rrëmbejë yllin e Barcelonës

Sadik.Autor

Leave a Comment