Sport Të tjera

GAROI NË OLIMPIADËN “LONDËR 2012″/ Vrau të fejuarën për Shën Valentin, Pistorius drejt lirisë me kusht pas 6 vitesh burg

Atleti afrikano-jugor Oscar Pistorius, pasi ka shlyer gjysmën e dënimit prej 13 vitesh e 5 muaj për vrasjen e së fejuarës së tij, modeles Reeva Stenkamp, mund të lërë së shpejti qelinë. Ai mund të përfitojë lirinë me kusht, për sjellje të mirë.

Gjithsesi, për të fituar këtë të drejtë, ai duhet të kryejë disa formalitete, mes të cilave është edhe një takim me prindërit e të fejuarës së tij. Ky takim duhej të ishte kryer që në fund të tetorit, por është shtyrë pa afat.

34-vjeçari, kampion paraolimpik i disiplinës së 400 metrave, që garon me këmbë metalike, është bërë i njohur në botë për faktin se ai garoi në Olimpiadën “Londër 2012” mes atletëve normal (zgjedhja e tij, që u miratua nga IAAF dhe IOC).

Pak muaj më vonë, ditën e Shën Valentinit 2013, në Pretoria të Afrikës së Jugut, ai vrau me pistoletë të fejuarën e tij. Asokohe, ai u mbrojt duke thënë se dëgjoi hajdutët në shtëpi. Në vitin 2017 u shpall fajtor për vrasje me qëllim dhe dënimi në Apel iu dyfishua krahasuar me atë që iu dha në shkallën e parë.

Related posts

14 GOLA TË SHËNUAR NË 4 NDESHJE/ Liga e Europës ndizet “zjarr”. Roma dhe Kumbulla ja dalin përballë Sociedadit

F.autor

“JAM I MBYLLUR NË KAFA”/ Shfryrja e CR7 bën xhiron e botës dhe zbulon anën e fshehtë

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ I mjaftojnë 6 minuta lojë, Diaz ndëshkon Milan-in (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment