Futboll Sport

I LINDUR NË ZVICËR, POR VISHET KUQEZI/ Shqipëria “rrëmben” një tjetër… Bajram

Vazhdon seleksionimi dhe marrja e talenteve shqiptare që kanë lindur jashtë vendit dhe luajnë në kampionatet europiane, si me ekipin e moshave apo me atë të parë.

Bajrami me fanellën e Benfikës U-23 teksa mban dhe shiritin e kapiteni

Ky bëhet rasti i dytë ku Shqipëria arrin të sigurojë një element cilësor, i cili jep siguri për të ardhmen.

Pasi u arrit të bindej Nedim Bajrami për të veshur fanellën kuqezi, ku u fitua edhe një gjyq në CAS për të, i fundit i zyrtarizuar është Adrian Bajrami.

Futbollisti i talentuar ka lindur në Zvicër në vitin 2002 dhe aktualisht është pjesë e ekipit të Benfikës U-23.

Bajrami ka qenë pjese e moshave U-16, U-17, U-18 të Zvicrës dhe dy vite më përpara është grumbulluar për herë të parë me Kombëtaren U-19 të Shqipërisë.

19-vjeçari edhe pse ka lindur në shtetin zviceran, është pajisur me pasaportë shqiptare dhe dje është zyrtarizuar edhe si pjesë e listës së Kombëtares U-21 për dy ndeshjet e radhës ndaj Sllovenisë dhe Kosovës, të dyja në transfertë.

Ndërsa, sa i përket klubit, ai është rritur të moshat e Jang Bojs dhe gjatë një turneu me U-17 ai ka arritur në finale kundër Benfikës U-17.

Portugezët e fituan ndeshjen, por paraqitja në fushë e Adrian Bajramit impresionoi drejtuesit e Benfikës dhe në 2018 ata paraqesin një ofertë te Jang Bojs dhe ishte një mundësi që nuk duhej humbur, pasi akademia e Benfikës njihet si nga më të mirat në Europë për nxjerrjen e talenteve.

Bajrami shihet si një nga lojtarët me të ardhmen më premtuese, pasi si një 19- vjeçar ka kaluar tek ekipi U23.

Ai luan në pozicionin e qendërmbrojtësit dhe zgjedhja e tij ishte Kombëtarja Shqiptare. 19-vjeçari njihet për shtatlartësinë e tij, pasi është 1.88m i gjatë, dhe aktualisht aktivizohet tek ekipi i 23-vjeçarëve të Benfikës.

Ndërsa, për këtë afrim në ekipin Shpresa ka folur edhe trajneri Alban Bushi, i cili është shprehur se Bajrami është një lojtar i rëndësishëm, si për U-21 ashtu edhe për Kombëtaren A në të ardhmen dhe Federata e Futbollit ka bërë një punë të mirë për ta afruar këtë lojtar, pasi ka pasur tentativa edhe nga Zvicra.

Related posts

KONFERENCA E LAMTUMIRËS/ Messi: Është shumë e vështirë për mua pas kaq vitesh

Delo.autor

MERR FUND DILEMA/ Pep GUARDIOLA arrin marrëveshjen me SUPER lojtarin e ri

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Vjen urdhëri nga ASL e Milanos, ja si procedohet tani me kombëtaret…

Delo.autor

Leave a Comment