Futboll Sport

RRËFEN PRAPASKENAT/ Giroud: U sqarova me Mbape në dhomën e tij, ja çfarë i ka bërë Francës kthimi i Benzema

Tifozët francezë janë të lumtur që shohin përsëri Karim Benzema me fanellën e përfaqësueses së tyre dhe ky i fundit po përgjigjet duke shënuar gola të rëndësishëm për ‘gjelat” por sipas Olivier Zhiru, kthimi i tij për momentin nuk është tërësisht pozitiv.

Në një intervistë të dhënë për “L’Equipe” ai ka shpjeguar se sulmuesi i Real Madrid, kishte bërë që të ndryshohej një sistem i vaisur prej kohësh.

“Kthimin e tij e kam mësuar ashtu si e gjithë pjesa tjetër e botës, kur u bë publike lista e trajnerit. Do të më kishte pëlqyer që të më kishin paralajmëruar, ndoshta nga ndonjë drejtues. Rikthimi i tij ka krijuar çekuilibrim taktik në nivel skuadre dhe në mënyrën tonë për të luajtur. Unë e them hapur dhe pa patur asgjë kundër Karim. Ky është një proces që nuk mund të kryhet nga dita në ditë.

Përplasja me Mbape pas dy golave kundër Bullgarisë? Jemi sqaruar shumë shpejt në të njëjtën natë me Kilian, në dhomën e tij. Situata zgjati 48 orë e pastaj e lamë pas krahëve”, tregoi Zhiru.

Related posts

MBAPPE DËSHIRON TË LARGOHET/ PSG “fut mik” presidentin Macron që ta bindë të rinovojë, ja detajet…

Delo.autor

MESSI KAMPION BOTE ME ARGJENTINËN? Shpërthejnë mediat franceze: Ka prova, Infantino do t’ia japë atij

F.autor

Inzaghi: Herët të mendojmë për Interin, duam të fitojmë Kupën

Q.Autor

Leave a Comment