Futboll Premier League Sport

“INTER, KRYEVEPRA IME”/ Conte: Nuk e mendoja largimin, jam i zhgënjyer nga…

E tashmja e tij përfaqëson një sfidë të madhe, ndoshta më të vështirën e karrierës së tij. E kaluara është e shkruar tashmë me kryeveprat personale. Në një intervistë me të përditshmen sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, Antonio Konte rikthehet të flasë edhe për eksperiencën fituese me Interin dhe motivet e tij të largimit nga kampionët aktualë të Italisë:

“Dy vjeçari me Interin u kurorëzua me një titull kampion dhe ishte kryevepra ime, prej të cilave me kalimin e kohës do të kuptohet më mirë natyra e jashtëzakonshme e cilësisë së punës së kryer në vetëm dy vjet për ta fituar atë.

Një punë gjithëpërfshirëse dhe shumë e vështirë, që kulmoi me gëzimin e rezultatit të arritur, por edhe me zhgënjimin e madh për ndryshimin e programeve dhe këndvështrimeve që dërguan në ndarje.”, tha Konte.

Related posts

Willian del hapur: Dua të luaj sërish për Mourinho

Sadik.Autor

Barcelona kërkon huazimin e mbrojtësit të United!

Sadik.Autor

TRAGJIKE/ Futbollisti goditet nga rrufeja gjatë minutës së 90’ të ndeshjes. Ja çfarë i ndodhi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment