Futboll Sport

“ASKUSH S’MUND TA MPOSHTË YLLIN BRAZILIAN”/ Legjenda Cafu: Edhe “Pleshti” mbetet prapa Neymarit për…

Ish-mbrojtësi legjendar brazilian, Cafu, beson se sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymari, është futbollisti më i talentuar në planet, madje thotë se edhe kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, mbetet prapa brazilianit sa i përket aftësive teknike në fushën e lojës.

Neymari, i cili fillimisht ishte transferuar në Barcelona nga Santosi për shkak të talentit të tij natyral, tani e ka ndërtuar reputacionin e tij si njëri ndër futbollistët më kreativë në botë.

Vetë ylli brazilian e ka pranuar se, për të, futbolli është formë argëtimi dhe se ai shumë rrallë vendos të mos i shfrytëzojë mundësitë gjatë ndeshjeve për të bërë trike të ndryshme në fushën e lojës.

E njëjta mund të thuhet edhe për një numër të lojtarëve të tjerë, si gjashtë-herë fituesin e Topit të Artë Lionel Messin. Mirëpo, Cafu mendon se bashkëkombësi i tij është në një nivel tjetër në krahasim me futbollistët tjerë.

“Teknikisht, Neymari është futbollisti më i mirë në botë”, ka thënë ish-kampioni i botës me Kombëtaren e Brazilit, në një intervistë të dhënë për Fox Sports.

“Sot, teknikisht, askush s’mund ta mposhtë Neymarin. As Messi, edhe pse jam tifoz i madh i tij. Por, Messi s’mund ta kalojë Neymarin sa i përket cilësisë teknike”.

Mirëpo, përderisa Cafu e lavdëroi Neymarin për talentin e tij, ai tha se ylli i PSG-së duhet të punojë në lidershipin e tij. /Gazeta Express/

Related posts

Inter nuk heq dorë, Perez bën gati 110 mln euro

Delo.autor

REALIZOI GOL DHE ASISTOI NË KAMPIONAT/ Shikoni notën dhe statistikat fantastike të Armando Brojës (FOTO)

Delo.autor

TREMBET TRAJNERI MEMA/ Dëmtohet para ndeshjes ndaj Teutës mesfushori…

Delo.autor

Leave a Comment