Futboll Seria A Sport

JO VETËM “ÇËSHTJA INSIGNE”/ Zbulohet plani 30 milionësh i Presidenit De Laurentiis

Nuk është vetëm çështja Lorenzo Insigne që po turbullon ujërat në shtëpinë e Napoli-t: De Laurentiis synon të shkurtojë 30 milionë euro nga shpenzimet për rrogat.

Dries Mertens, që ka një rrogë prej 4 milionë eurosh në sezon, ka edhe një opsion për vitin e tretë që nuk do ta ushtrojë me këto shifra, sipas Il Mattino.

Ndryshon çështja për David Ospina: kolumbiani fiton 1.6 milionë në sezon dhe shumë varet nga forma e Meret. Gjithsesi, në tavolinën e Opsina-s nuk ka oferta.

Do të largohen pa dyshim Faouzi Ghoulam dhe Kevin Malcuit, me mbrojtësin algjerian që paguhet 8 milionë euro në sezon nga 2017-ta, ndërsa Malcuit merr 1,3 milionë në sezon.

Related posts

REALIZIM PERFEKT ME ROVESHATË/ Kur Shqipëria triumfonte ndaj Lituanisë me golin e legjendës së Dinamos (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja kualifikuese Europa League Kukësi-Debreceni. Rezultati 1-1

Delo.autor

Arsenal i ofron kontratë të re ‘yllit’ të saj, por me reduktim page

Q.Autor

Leave a Comment