Futboll Sport

E ZBULON MEDIA SPANJOLLE/ Futbollisti i Realit largohet drejt Milanit nëse nuk rinovon

Luka Vaskuez me shumë mundësi do të largohet nga Real Madridi këtë merkato verore teksa destinacioni i tij i mundshëm mund të jetë një aventurë në Itali tek skuadra e Milanit.

Me kontratën që i skadon këtë verë, anësori 29 vjeçar nuk po gjen gjuhën e përbashkët të rinovimit me madrilenët pasi pretendimet ekonomik të spanjollit qëndrojnë sipër asaj që ofron Real Madrid në kontratën e re.

Gazeta spanjolle “AS” zbuloi se nga e gjithë kjo situatë do të përfitonte Milani e cila ka disa kohë që e kërkon anësorin e Realit. Sipas mediave spanjolle, Vaskez ka refuzuar dhe Atletiko Madridin për të filluar një aventurë të re tek Milani, por mbetet për tu parë deri në fund situata e 29 vjeçarit pasi rroga e tij momentale është 3.5 milion euro.

Related posts

I KA DHËNË “FRYMË” TË RE MILANIT/ “Bomberi” polak shënon më shumë se ky ekip i Serisë A, ja shifrat e frikshme

Delo.autor

Dele Alli, statistikat tregojnë se është më i mirë se Beckham, Lampard dhe Gerrard

Sadik.Autor

Kërcënon Ibrahimovic: FIFA nuk mund të më ndalë

Sadik.Autor

Leave a Comment