Futboll Sport

JO VETËM SERIE A/ La Liga josh Kumbullën, përfundon në radarët e gjigandit spanjoll

Marash Kumbulla është një nga legjionarët më të rëndësishëm në Serie A, një lojtar për të cilin Roma investojë afro 25 milionë euro, duke e kthyer në shqiptarin më të shtrenjtë në tregun e transferimeve. Kumbulla për Romën ishte një nga investimet më të rëndësishme një vit më parë por situata ndryshoi shumë me ardhjen e Jose Mourinho. Portugezi nuk e sheh si titullar Kumbullën, status që nuk pritet të ndryshojë shpejt, për këtë arsye lojtari mund të ndryshoj ambient gjatë merkatos së janarit. Për fat të mirë, Kumbulla vijon të ketë ende admirues, jo vetëm në Serie A, ku Udinese ka shprehur hapur dëshirën për ta transferuar gjatë merkatos së janarit.

Sipas mediave spanjolle, Sevilla është gjithashtu e interesuar për shërbimet e qendërmbrojtësit. Në fakt klubi andaluz e ka kërkuar edhe më herët Kumbullën, kur ishte pjesa e Verona, ndërsa tani është mundësia e radhës për të afruar shtatlartin. Sevilla është një emër i madh, nëse palët, Sevilla dhe Roma, gjejnë kompromisin e duhur, Kumbulla nuk do të ishte kundër një transferimi në La Liga.

Related posts

(VIDEO) Minuta e 91’, sekonda e fundit, gjuajtja e fundit dhe… Çfarë ndodhi në Gjermani!?

Q.Autor

PAGA MODESTE E MARASH KUMBULLAS/ Nuk do ta besoni, ja sa merr në muaj mbrojtësi i Kombëtares tek Verona

Delo.autor

ZYRTARE/ Kosova me risi në Superligë, presidenti Ademi prezanton sistemin VAR për sezonin e ri

Delo.autor

Leave a Comment