Champions League Futboll Sport

JUVENTUS-ZENIT/ “Zonja e Vjetër” kërkon të sigurojë kualifikimin për në fazën tjetër (FORMACIONET ZYRTARE)

Në Allianz Stadium zhvillohet ndeshja  e javës së katërt në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Juventusit dhe Zenit.

Zonja e Vjetër kryeson në Grupin H me nëntë pikë të grumbulluara, ashtu që me rezultat pozitiv në këtë takim, do ta sigurojë kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të garës së madhe për klube.

Në anën tjetër, Zeniti i ka tri pikë më pak se Chelsea që pozicionohet në vend të dytë, ashtu që humbja eventuale do t’i përkeqësonte gjasat për kualifikim, në rast se Blutë nxjerrin rezultat pozitiv përballë Malmos.

Trajnerët Massimiliano Allegri dhe Sergey Semak i kanë caktuar formacionet startuese të këtij takimi.

FORMACIONET ZYRTARE

Juventus: Szczesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Chiesa, McKennie, Locatelli, Bernardeschi; Dybala, Morata

Zenit: Kritsyuk; Chistiakov, Lovren, Rakitskyy; Sutormin, Barrios, Wendel, Karavaev; Mostovoy, Claudinho, Azmoun

Related posts

DUAN TITULLIN/ Ja si NDRYSHON MILANI pas ardhjes së HIGUAIN dhe CALDARËS (FOTO)

Isa.Autor

PUBLIKOHET LISTA/ Tronditet Spanja, Luis Enrique lë kapitenin Ramos jashtë “Euro 2020”. Ja shkaku…

Delo.autor

PLAS TEK PSG/ Lojtarët ndahen në dy grupe dhe përçahen me njëri-tjetrin. Shkak për këtë bëhet…

Delo.autor

Leave a Comment