Futboll La Liga Sport

RAYO VALLECANO-REAL MADRID/ Anceloti: Basti për titull? Jemi duke bërë mirë në kampionat dhe…

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ka folur për mediat në prag të takimit të sotëm në derbin kundër Vajekanos. Ivan Balliu dhe Vajekano do të sfidojnë kryesuesit e La Ligës, me Realin që ka për objektiv të thellojë dhe më shumë diferencën me Seviljen e vendit të dytë.

Por duke folur për titullin në La Liga, trajneri i Realit ka deklaruar se refuzon të vërë çdolloj basti, qoftë dhe një darkë të thjeshtë.

VAJEKANO – “Unë e shoh një ndeshje të ndërlikuar, pasi Rajo ka bërë një sezon mjaft të mirë, veçanërisht në fushën e saj, ku i ka hapur punë të gjithëve. Por skuadra është përgatitur mirë dhe e shoh me optimizëm”, ka thënë Ançeloti. KONFLIKTI NË UKRAINË – “Kam folur dhe me portierin tonë Lunin. Të njëjtën gjë ka bërë dhe presidenti Perez. I kemi ofruar mbështetjen tonë. Lufta është një tmerr, ndaj e vetmja gjë që mund të bëjmë për të, ta mbajmë pranë”.

BARCELONA – “Kam parë ndeshjen kundër Napolit dhe mund të them se ka bërë një ndeshje të mirë. Nuk është e lehtë të fitosh në Napoli, për më shumë me gola. Unë besoj se Barça mund të luftojë edhe në La Liga”.

KASEMIRO – Ançeloti është pyetur nga gazetarët edhe për ndeshjen në Ligën e Kampioneve kundër Paris SG-së, ku ai nuk do të ketë të gatshëm Kasemiron. “Çfarë prisni t’iu them. Ne do të gjejmë një zgjidhje, pasi nuk na mungojnë alternativat. Por fillimisht kemi dy ndeshje tepër të rëndësishme në La Liga, që nga kjo kundër Vajekanos”.

LIGA DHE CHAMPIONS-i – “Nuk do t’i ndaja, të dyja janë të rëndësishme. Rëndësi ka t’i marrim ndeshjet me radhë dhe të bëjmë të pamundurën për t’i shkuar çdo kompeticioni deri nëfund”.

BASTI – “Jemi duke bërë mirë në kampionat dhe shpresojmë që të vijojmë kështu. Por nuk kam ndër mend të vendos asnjë bast për titullin, për mua nuk ka kuptim”.

Related posts

SFIDA NDAJ BAYERN NË CHAMPIONS/ Francezët konfirmojnë rikthimin e madh, por ka dhe 2 mungesa. Ja emrat…

Delo.autor

PËRBALLJA FINALE/ Mauricio Pochettino: Do ​​të jemi sy dhe veshë nga Interi, është një lojë…

Isa.Autor

“Bild”: Si ka mundësi që arbitrat nuk e panë?

Sadik.Autor

Leave a Comment