Futboll Sport

KATAR 2022/ Brazili i falet golit të Paqueta-s, Kili triumfon ndaj Paraguajit

Janë luajtur 4 ndeshjet e para të muajit nëntor në fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022” në Amerikën e Jugut.

Brazili ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Kolumbisë në shtëpi duke i’u falur golit të ish-milanistit Lukas Paketa në minutën e 72′. Me këtë sukses Brazili mban vendin e parë në kuotën e 34 pikëve, ndërsa Kolumbia klasifikohet në vendin e 5 në kuotën e 16 pikëve.

Peruja ka arritur të triumfojë me rezultatin 3-0 në shtëpi ndaj Bolivisë. Golat u realizuan nga ish-milanisti Xhanluka Lapadula në minutën e 9′, Kueva në të 31′ dhe Pena në minutën e 39′. Me këtë fitore Peruja ngjitet në vendin e 7 në kuotën e 14 pikëve, ndërsa Bolivia në vendin e 12 në kuotën e 12 pikëve.

Kili fiton minimalisht 0-1 në transfertë ndaj Paraguajit falë një autogoli të realizuar nga Silva në minutën e 56′. Me këtë sukses Kili ngjitet në vendin e 4 në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Paraguaji në vendin e 8 në kuotën e 12 pikëve.

Edhe Ekuadori ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 në shtëpi ndaj Venezuelës. Deçiziv ishte goli i Hinçape në minutën e 41′. Me këtë triumf, Ekuadori ngjitet në vendin e tretë në kuotën e 20 pikëve, ndërsa Venezuela klasifikohet e fundit në kuotën e 7 pikëve.

Related posts

REZULTATET E DOBËTA/ Bazeli në moment të ZI, trajneri Koler: Më vjen KEQ për XHAKËN

Isa.Autor

“WIMBLEDON”/ Tenisti Federer në çerekfinale, eliminohen Zverev dhe “baby Gauff”

Delo.autor

ALGERI MERR FRYMË LIRISHT/ Dy yjet e Juventusit rikthehen në muajin tetor

F.autor

Leave a Comment