Tirana mendon për merkaton e janarit. Kur duhen më shumë se 50 ditë nga hapja e transferimeve të lojtarëve, bardheblutë mendojnë të afrojnë të paktën dy lojtarë. Bëhet fjalë për një sulmues dhe një mbrojtës.
Tirana nuk ka alternativa në qendër të mbrojtjes, ndërsa i duhet një tjetër lojtar që të bëjë diferencën. E njëjta histori edhe për sulmin. Treshja titullare luan nga minuta e parë, ndërsa dy alternativa janë Beshiraj dhe Gjumsi.
Dyshja nuk ka marrë hapësirën e mjaftueshme, ndërsa Shehi kërkon një lojtar titullar. Sulmuesin e ka kërkuar edhe gjatë verës, por drejtuesit nuk morën vendimin për ta afruar. Nga ana tjetër, dy afrikanët nuk po vijnë dhe realisht, Tiranës i duhen afrime në merkato.
LARGIMET – Tirana duhet të mendojë edhe për largimet. Në fakt, si Ismajlgeci, Limaj e ndonjë tjetër janë në qendër të merkatos. Nëse vjen oferta e duhur, Tirana mund të shesë lojtarët, njëlloj siç bëri me Çelhakën në verë.
Bardheblutë ia kanë dalë të jenë skuadra më e suksesshme në shitjet e merkatos, teksa kanë larguar me pagesë, Çelhakën, Muçin dhe Kobinën.
Tirana afroi këtë verë, Limajn, Hotin, Xhixhën, Ngonë, Muçën dhe disa lojtarë të tjerë, të cilët po bëjnë diferencën te bardheblutë.
SULMI – Këtë kampionat është sulmi më i mirë, por më parë asnjëherë nuk ka shënuar 18 gola në tetë javë. Tirana e këtij sezoni sigurisht që po. Është një makineri golash. Nga katër kanë pësuar Skënderbeu e Dinamo. Asnjë skuadër nuk ka dalë pa gola në sfidën me bardheblutë dhe kjo tregon se sa të fortë janë.
Xhixha, Seferi, Ngo dhe Limaj janë ata që kanë tundur më shumë rrjetën sepse të katërt së bashku kanë shënuar 13 gola, pa llogaritur këtu lojtarët e tjerë.
MBROJTJA – Tirana është mbrojtja më e mirë e kampionatit këtë sezon, por jo mbrojtja më e mirë e 10 sezon eve të fundit te bardheblutë.
Skuadra të tjera kanë pësuar më pak se 6 gola dhe në këtë drejtim, ekipi i Shehit duhet të përmirësohet. Skuadra shënon 2.25 gola për takim, ndërsa pëson 0.75 gola për sfidë. Fakt interesant është edhe ai se Tirana pëson 0.1 gola për ndeshje jashtë.
